E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riciklimi i ambalazheve ekspertet Kritere per fabrikat

Një projekt vendim tjetër që pritet të miratohet për reduktimin e mbetjeve është ai që lidhet me riciklimin e ambalazheve, dhe që është përgatitur së fundmi nga specialistët e ministrisë së Mjedisit. Gjatë një interviste për AS, hartuesit e këtij drafti bëjnë publike dhe disa nga detajet se si do të reduktohen mbetjet, në vecanti ato që i përkasim plastikës. Për fabrikat që do të merren me rickilimin do të vendosen kritere, ndërkohë që pjesa tjetër do të përpunohen në landfille.

"Do futen teknologji të tilla për përdorimin e këtyre amballazheve, zvogëlimin në sasi dhe në volum. Është vendosur një akcizë për plastikën që amballazhi i plastikës të importohet nga jashtë. Kjo akcizë është 1 lek/kg. Vendosja e cmimit në ambalazh, nënkupton që ti kur të shkosh në supermarket, qesen që do e marrësh do e paguash një sasi lekësh", tha Vladimir Bezhani, shef sektori në MPPTT.

Por masat për reduktimin e mbetjeve thonë specialistët duhet të fillojnë dhe që nga ndarja në origjinë e mbeturinave. Kjo nënkupton dhe nismën e shumë përfolur për ndarjen e mbetjeve në kosha të posacëm, sipas përbërjes që ato kanë. Por në fakt, ajo ende nuk ka filluar të aplikohet me përjashtim të disa rasteve të cilat kanë qënë në mënyrë vullnetare, për të ndikuar sadopak në pastrimin e mjedisit nga ndotjet.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›