Strehimi ne Korce perfitojne ata qe shlyejne kestin
Janë 131 banesa sociale në korcë për të cilat duhet të përzgjidhen banorët e rinj ndërmjet 2550 familje të pasrtreha të qytetit. Pavarësisht nevojave emergjente për strehim ndërmjet këtij numri të madh familjes të pastreha komisioni dhe këshilli bashkiak do të përzgjedhin ato familje të cilat kanë të ardhura të mjaftueshme për të shlyer qeranë apo kredinë e banesës së re duke lënë pa shpresë strehimi familjet e varfra.Janë katër palate që do të strehojnë 96 familje me banesa sociale me qira dhe 35 me kredi.
"Jemi në fazën e dytë të aplikimit për banesa sociale me qira. Këto banesa janë pallate të cilat do ti përfitojnë të pastrehët të cilët kanë të ardhura të ulëta, kanë probleme sociale dhe shëndeti. Pritet që pas përfundimit të aplikimit komisioni të marr gjithë dokumentacionin, të nxjerr familjet përfituese dhe më pas lista të miratohet në këshillin e bashkisë", thotë Vasillaq Thimio, Përgjegjës i Zyrës së strehimit, Bashkia Korçë.
Deri tani kanë aplikuar për të marrë strehim 1800 familje. Shumë shpejt të gjitha dokumentat e këtyre familjeve do të vihen në dispozicion të komisionit të strehimit,i cili do të bëjë vlerësimin me pikë sipas problemeve që ka çdo familje e pastrhë.Mandej lista me të përzgjedhurit do të kalojë për miratim në këshillin e bashkisë.Nëse miratimi i listës nuk do të kthehet në një përplasje politike, siç kthehen shumë probleme të qytetit të Korçës në këtë këshill bashkiak,familjet e pastreha brenda nëntorit do të hyjnë në banesat e tyre të reja.
Jorgjeta Gjanci