Ligji i mbetjeve kthehet ne Kuvend

E premte 14 Tetor 2011 1029
MBETURINAPresidenti Bamir Topi rikthen ne kuvend ligjin e importit te plehrave. Madje brenda pak oreve gjate nje vizite ne Fier kreu i shtetit ka dhene edhe arsyet e mos firmosjes se ketij ligji.
Pasi eshte kujdesur te deklaroje se ligji ne teresine e tij nuk eshte i keq presidenti ka deklaruar se ne pjese te caktuara ka kontradikta mes neneve qe duhet te rishikohen. Nga ana tjeter mbi 7 organizata joqeveritare te kryesuara nga Kuvendi Civil kane kerkuar doreheqjen e ministrit te Mjedisit Mediu si nje nga fajtoret kryesore per hapjen e rruges te ligjit per importin e plehrave. Deklarata e kreu te shtetit e pasuar nga organizatat joqeveritare vjen pas disa qendrimeve te ashpra publike te shoqerise civile. Ky nuk eshte ligji i pare qe kthehet nga kreu i shtetit Bamir Topi. Te njejtin fat kane pasur me pare edhe ligji i akcizave dhe ai i pronave te cilat u kaluan serish nga mazhoranca pa marre parasysh asnje prej kundershtive te presidentit.
Shiko kroniken video
Shiko kroniken video