Shalsi A ka gisht Vokshi me ish-Ekspoziten
Dosja e hapur nga Partia Socialiste rreth ceshtjes se ish-ekspozites Shqiperia Sot ka mbyllur dje skemen me nxjerrjen ne siperfaqe emrin e deputetes demokrate Albana Vokshi. Protagonisti politik i publikimit te saj nenkryetari i grupit parlamentar Eduart Shalsi ka vijuar edhe dje me akuzat e veta ndaj ministrit Genc Ruli i cili eshte vene ne qender te vemendjes dhe sulmeve opozitare. Zoti Ruli a eshte perfshire ne kete afere edhe zonja Vokshi Shqiptaret tashme jane te qarte dhe po e kuptojne te verteten e madhe. Nga njera ane shqiptaret e thjeshte varferohen perdite nga ana tjeter familja ne pushtet pasurohet perdite. Ka nje lidhje mes ketyre dy dukurive. Jo vetem ata qe na qeverisin nuk e kane mendjen te punojne per mireqenien e shqiptareve por me dashje dhe ne menyre te drejtperdrejte Kryeministri dhe familja e tij jane angazhuar ne nje veprimtari te qarte kriminale qe synon tu vjedhe dhe rrembeje shqiptareve cdo pasuri e prone publike duke i varferuar ata edhe me shume u shpreh Shalsi. Arsyeja e daljes ne skene te emrit te deputetes Vokshi eshte interpretuar nga numri dy i grupit parlamentar te PS-se si fjalekyci i heshtjes se mbajtur deri me tani nga ish-ministri i Ekonomise Genc Ruli. Duke vijuar me shtjellimin e nje ceshtjeje qe edhe per shkak te kesaj heshtjeje eshte deshmuar si reale dhe e vertete deputeti socialist ka risjelle ne vemendje edhe nje fakt qe zbulon mekanizmin qeverises te ndertuar nga Kryeministri Sali Berisha. Partia Socialiste sic ka deshmuar gjate gjithe ketyre diteve i ka pergjigjet e pyetjeve qe po i behen zotit Ruli dhe eshte po ashtu eshte ne dijeni te faktit se zoti Ruli nuk eshte pushtetari i vetem i perfshire ne kete afere. Ne e kuptojme se sa i veshtire eshte pozicioni ne te cilin gjendet sot ish-ministri i Ekonomise. Prandaj per ta lehtesuar sado pak situaten ne te cilen gjendet sot zoti Ruli po i drejtojme atij nje pyetje te fundit Zoti Ruli a eshte perfshire ne kete afere edhe zonja Vokshi - deklaroi ai. Emri i deputetes demokrate po perkufizohet nga PS-ja si sigla e veprimeve dhe akteve qe percjellin interesin ekonomik te Kryeministrit dhe rrethit te tij. Aludimet e selise roze po afishohen tani ne cilesine e fakteve teresia e te cilave eshte shperbere ne nje seri ceshtjesh konkrete per ta bere me te asimilueshem realitetin qe fshihet pas retorikes antikorrupsion. Heshtja e plote ndaj akuzave te ngritura qe ka nisur me vete deputeten demokrate Albana Vokshi per te vijuar me ministren e Integrimit Majlinda Bregu e per te mberritur te ministri i Bujqesise Genc Ruli eshte bere i vetmi veprim i mbetur sipas PS-se e cila ka shpalosur dokumente konkrete. Konfirmim i kesaj eshte fakti se pergjigjet e pyetjeve te selise roze po i jep vete kjo e fundit duke percjelle ironikisht mirekuptimin e nevojshem per poziten e veshtire te ministrave te kabinetit Berisha. Zoti Ruli ka heshtur dhe kjo heshtje eshte treguesi me i mire se ish-ministri i Ekonomise e ka kuptuar se genjeshtrat sajimi i justifikimeve e alibive nuk pine me uje. Faktet jane kokeforta dhe keto fakte flasin qarte per nje afere korruptive te permasave te jashtezakonshme ku eshte perfshire zoti Ruli dhe te tjere njerez te rrethit te ngushte familjar e politik te Sali Berishes emrat e te cileve se shpejti do ti behen te njohura publikut shqiptar tha ne kete drejtim Eduart Shalsi.