Ligji i ri mbetjet do te kthehen ne burim energjie dhe gazi

Dy projekte rajonale te administrimit te mbetjeve si ai i rajonit te Korces me Pogradecin Erseken Bilishtin Maliqin
Projektligji per administrimin e mbetjeve urbane i prezantuar nga ministri i Mjedisit Fatmir Mediu synon qe mbetjet te shihen edhe si nje burim i prodhimit te energjise dhe gazit permes inceratoreve. Ministria e Mjedisit prezantoi projekt-ligjin e ri per menaxhimin e integruar te mbetjeve i cili eshte pjese e paketes ligjore qe eshte duke u hartuar per perafrimin e legjislacionit me Bashkimin Evropian. Gjithashtu ministri Mediu e vuri theksin edhe te problemet qe i vijne turizmit nga situata aktuale e menaxhimit te mbetjeve sektor ky prioritar qe do te ndjeje shume shpejt ndryshimin pas miratimit te ketij ligji. Perdorimi i mbetjeve per prodhim energjie eshte rruga me eficente per te shfrytezuar mbetjet urbane ne interes te ekonomise dhe per te garantuar fonde shtese per administrimin e tyre tha ministri Mediu.
Ligji
Jemi te gjithe te vetedijshem per problemin e mprehte mjedisor por edhe shendetesor qe paraqet mungesa e nje menaxhimi korrekt te mbetjeve ne vend. Nga ana tjeter turizmi si nje prioritet per zhvillimin ekonomik te vendit vuan pasojat e veta prej kesaj gjendje e sidomos ne zonat me perspektive dhe orientim turistik tha me tej Mediu duke shtuar se administrimi i mbetjeve urbane ne keto zona duhet te perbeje prioritet te njesive vendore institucioneve rajonale dhe atyre qendrore. Sipas Mediut aktualisht jane ne proces dy projekte rajonale te administrimit te mbetjeve si ai i rajonit te Korces me Pogradecin Erseken Bilishtin Maliqin dhe komunat perreth si edhe projekti rajonal i Shkodres me Malesine e Madhe Lezhen dhe komunat perreth. Ajo qe verehet deri tani eshte se ende njesite vendore nuk kane marre pergjegjesite qe u jep ligji per ahministrimin e mbetjeve ne rajonin e tyre administrativ tha mes te tjerash Mediu.
Taksat
Po keshtu eshte theksuar se taksa e mbetjeve e vendosur nga pushteti lokal e cila varion nga 1200 deri ne 2700 leke duhet te rritet pasi kostoja reale e administrimit te mbetjeve eshte shume me e larte. Rishikimi i taksave apo rrugeve te detyruese por edhe stimuluese duhet te jene prioritet i strukturave vendimmarrese te njesive vendore. Pervec mbeshtetjes dhe stimulimit te teknologjive bashkekohore te administrimit te mbetjeve rol te rendesishem luajne dhe politikat fiskale dhe stimuluese qe mund te perdoren ne kete fushe. Nje nder to eshte mbeshtetja e bizneseve te riciklimit dhe favorizimeve fiskale qe mund dhe duhen bere ndaj tyre tha Mediu. Ministri i mjedisit ka sqaruar se administrimi koncesionar i mbetjeve eshte me i suskesshme ndaj edhe ai duhet te aplikohet pas deri me tani njesite vendore nuk kane marre pergjegjesite qe iu jep ligji per administrimin e mbetjeve.
Administrimi
Duke perfunduar se kjo menyre administrimi eshte nje model qe aplikohet ne shume vende te rajonit dhe te Bashkimit Europian. Nje synim paresor i politikave te ministrise eshte qe mbetjet nga nje problem mjedisor te shihen dhe te perdoren si nje burim i prodhimit te energjise apo gazit. Teknologjite aktuale favorizojne mundesite e ndertimit te inceratoreve per perdorimin e mbetjeve per prodhim energjie perfundoi fjalen e tij Mediu.