E Diel, 1 Nëntor 2026

Droge nga Saranda per ne Kosove tre kosovare kapen me 5 kg marijuane Droge nga Saranda per ne Kosove tre kosovare kapen me 5 kg marijuane

Policia e Gjirokastres ka vene ne pranga tre shtetas kosovare pasi ne automjetin e tyre jane gjetur dhe sekuestruar 5 kg marijuane. Operacioni eshte zhvilluar ne oret e vona te mbremjes ne aksin rrugor Gjirokaster - Tepelene. Nga te dhenat operative ishte marre informacion se nje automjet me targa Kosove qe levizte ne aksin rrugor Gjirokaster - Tepelene me destinacion Kosoven po transportonte nje sasi lende narkotike. Menjehere specialistet kunder Narkotikeve ne Drejtorine e Policise se Qarkut Gjirokaster kane koordinuar veprimet me Specialistet e Njesise Rajonale te Qarkullimit Rrugor Gjirokaster Forcat e FNSH-se dhe te Komisariatit te Policise Tepelene te cilat kryejne sherbim ne postbllokun e policise ne vendin e quajtur Uji i Ftohte Tepelene per te bere te mundur evidentimin dhe bllokimin e automjetit - ben te ditur zedhenesi i policise se Gjirokastres Gentian Mullai. Po sipas te njejtave burime zyrtare ne vendin e quajtur Uji i Ftohte Tepelene eshte finalizuar me sukses operacioni i koduar Vizitori ku u be i mundur bllokimi i automjetit tip Audi A6 me targa Kosove 544 KS 435 i cili drejtohej nga shtetasi Valon Zariqi nga Kosova. Ne kete automjet udhetonin edhe dy shtetas te tjere po nga Kosova perkatesisht Adnan Plakolli dhe Albert Tahiraj lindur dhe banues ne Prishtine. Gjate kontrollit te ushtruar ne kete automjet u konstatuan dy qese plasmasi ku brenda tyre kishte nga tri pako te mbeshtjella me natriban te mbushura me lende narkotike te dyshuar si marijuane me peshe rreth nje kilograme secila. Kontrolli ka vijuar me tej ku poshte sediljes se pasagjerit tek vendi ku vendosen kembet kishte edhe nje sasi tjeter lende narkotike te papresuar ne formen e boces te mbeshtjelle me gazete dhe futur ne qese plasmasi. Po gjate kontrollit ne sediljen e pasme tek dyshemeja kishte edhe nje sasi tjeter lende narkotike te pa presuar te mbeshtjelle me gazete dhe futur ne qese plasmasi. Nga ana e policise u be sekuestrimi i lendes narkotike ne cilesine e proves materiale si dhe shoqerimi per ne ambientet e Drejtorise se Policise se Qarkut Gjirokaster i tre shtetasve per veprime te metejshme ku rezultoi se keta shtetas ishin per vizite ne Sarande dhe lenden narkotike e kishin blere ne Sarande dhe po udhetonin ne drejtim te Kosoves. Arrestimi ne flagrance i ketyre shtetasve u be per vepren penale te Prodhimit dhe shitjes se narkotikeve veper kjo e parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›