E Diel, 1 Nëntor 2026

Autizmi/ Liri Berisha ne Nju Jork per samitin e Tiranes

Ne kuader te punimeve te seksionit te 65 te OKB u zhvillua Takimi i Trete Vjetor orld Focus on Autism Vemendje Boterore mbi Autizmin organizuar nga Autism Speaks ne Nee York. Bashkeshortja e Sekretarit te Pergjithshem te OKB znj.Ban Ki Moon dhe znj. Liri Berisha Presidente e Fondacionit Femijet Shqiptare ishin te ftuara nderi ne kete takim ndersa ishin te pranishme dhe shume zonja te para nga vende te ndryshme te botes. Autizmi nje crregullim i cili sot eshte kthyer ne nje problem tejet shqetesues per mbare boten. Nje ne 110 femije ku ne 70 prej tyre preken djemte ose 1 e popullsise globale jane statistika tronditese te publikuara muajt e fundit ku shkaku i se ciles mbetet ende sfida e kerkimit shkencor boteror. Personalitete te pranishem ne takim kane vleresuar rolin dhe kontributin e znj. Berisha ne drejtim te Autizmin lidhur me ndergjegjesimi krijimin e qendrave te trajtimit ndertimin e kapaciteteve per rritjen e sherbimeve si dhe perkujdesjen e vazhdueshme per femijet autik. Shqiperia ne kuadrin e angazhimit te znj. Berisha e ka kthyer fuqishem ne vemendje perballjen dhe sfidat me kete crregullim. Gjate fjales se saj znj. Berisha njoftoi se me mbeshtetjen e Autism Speaks dhe Ministrise shqiptare te Shendetesise do te organizohet nje Takim Rajonal per Autizmin ne Tirane me date 3 dhjetor te ketij viti. Ne kete takim do te propozohet per te formuar nje Rrjet Rajonal te Ministrave te Shendetesise se Rajonit si dhe per te bashkepunuar per nje program te perbashket te Autizmit per shendetin publik. Se bashku me Ministrin e Shendetesise z. Petrit Vasili jane derguar ftesa per 13 ministrat e shendetesise te Europes Juglindore. Ministrat e Shendetesise do te nenshkruajne nje zotim per te formuar Rrjetin e Autizmit per Evropen Juglindore ose SEAN South-East European Autism Neteork per te bashkepunuar per autizmin ne menyre qe te mund te mesojme nga njeri-tjetri dhe te shqyrtojme dhe zgjidhje te perbashketa per ofrimin e kujdesit shendetesor per autizmin ne rajonin tone. Po keshtu sipas znj. Berisha do te shqyrtohen programe te perbashketa trajnimi profesional perkthim dhe adaptim te mjeteve me te mira diagnostikuese dhe ngritjen e fushatave te perbashketa per ndergjegjesimin per te rritur mirekuptimin e publikut per keto kushte dhe per te reduktuar turpin qe keto familje ndjejne. Ky do te e jete i pari Rrjet Rajonal Shendetesor posacerisht per Autizmin. Zonja Berisha ka ftuar edhe bashkeshorten e z. Ban KiMoon znj. Ban Soon-teak per te marre pjese ne kete takim te rendesishem ftese te cilen e priti me shume kenaqesi. Hapat e ndermarre nga Shqiperia jane vleresuar ne kete takim si mjaft te rendesishme dhe si shembull dhe per vende te tjera me te e medha dhe me mundesi te shumta per ta adresuar kete crregullim si prioritet te politikave te tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›