E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjuha shqipe ne Greqi gjenden librat per femijet

Ne tetor nisin mesimet e gjuhes shqipe. Tekstet mesimore u gjeten nga shoqeria civile dhe jo Ministria e Arsimit

Edhe kete vit akademik shkollat shqipe ne Greqi do te funksionojne pas solidarizimit te shoqerise civile shqiptare edhe pse Ministria e Arsimit nuk i siguroi ne kohe tekstet qe i ka detyrim kushtetues. Keshilli Pedagogjik i Mesuesve Shqiptare ne Greqi organizoi dje nje konference ku u prezantua dhurimi i librave te nevojshem nga Jetmir Salaj i cili dhuroi mbi 2500 libra per kete komunitet. Ne fjalen e tij kryetari i Keshillit Pedagogjik te Mesuesve Shqiptare ne Greqi Jovan Mehilli tha Ne do te kemi shkollat shqipe te hapura edhe per kete vit dhe kjo sepse ka ende shqiptare.

Pasi u njoha nga media mbi situaten e krijuar me emigrantet shqiptare ne Greqi femijet e te cileve nuk mund te mesojne kete vit pasi nuk kishin libra per mua eshte e pafalshme. Ne kete rast nuk mund te qendroja indiferent ndaj nevojes se me shume se 120 mije femijeve shqiptare te cilet nuk kane se si te mesojne shqip per shkak se institucionet shteterore te vendit tim veprojne ne menyre antishqiptare. Kerkesat e Keshillit Pedagogjik te Mesuesve Shqiptare ne Greqi ishin modeste per buxhetin e shtetit por te paperballueshme per xhepat e emigranteve tha Salaj. Ai i ka dhuruar kreut te Keshillit te Mesuesve Shqiptare qe japin mesimin ne Greqi 1 mije abetare dhe nga 500 libra te gjuhes shqipe per vitin e dyte te trete dhe te katert. Shkrimtari Loni Papa deklaroi se do te dhuronte 150 libra te tij per femijet shqiptare ne Greqi si nje kontribut per te mbajtur gjalle gjuhen shqipe. Une kam vajzen ne Greqi dhe keto libra i jap qe tua shperndaje femijeve te tjere. Gjuha shqipe duhet dhe do te mesohet nga femijet e emigranteve ne Greqi u shpreh Papa ne konference.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›