Ligji i ri, pensionet e ushtarakëve sipas standardeve të NATO-s
Qeveria kthen mbrapsht projektligjin e ri për përshtatje sipas ndërkombëtarëve. Zëvendësministri i Financave: “Drafti është për mendim në ministritë e linjës”
Jonida Tashi
Trajtimi financiar i ushtarakëve në lirim dhe në rezervë do të bëhet sipas standardeve të NATO-s. Megjithëse pak kohë më parë ekspertët e Ministrisë së Mbrojtjes, të Financave dhe Sigurimeve Shoqërore hartuan një draft përfundimtar, i cili u depozitua edhe në qeveri për miratim, tashmë ky draft duhet të rishikohet, pasi nuk është hartuar sipas standardeve të ndërkombëtarëve. Kjo ka qenë edhe arsyeja kryesore pse qeveria ka kthyer mbrapsht projektligjin e ri për pensionet e ushtarakëve. Një ligj me faturë financiare më të lirë nuk mund të plotësojë standardet e NATO-s, pasi vendet e Bashkimit Europian praktikojnë një pension unik për forcat e armatosura. Sipas draftit të hartuar më parë, përfitimet financiare të ish-ushtarakëve zvogëloheshin.
Rikthimi
Mësohet se drafti i ri është rikthyer për rishikim në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Ky fakt konfirmohet edhe nga zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu, i cili bën të ditur se drafti është depozituar për mendim në ministritë e linjës. Burime zyrtare nga Ministria e Financave dhe nga Komisioni i Ekonomisë bëjnë të ditur se drafti për trajtimin me pension të ish-ushtarakëve ka kaluar për shqyrtim në ministritë e linjës, pasi ai duhet të përshtatet me trajtimin financiar që përfitojnë ushtarakët e vendeve të tjera, që aderojnë në NATO. Duke qenë se Ushtria shqiptare po përgatitet për t’u bërë pjesë e NATO-s, këta të fundit kanë kërkuar si një nga kushtet për anëtarësim, trajtimin e ushtarakëve shqiptarë sipas standardeve të NATO-s.
Pezullimi
Kthimi mbrapsht i draftit nga qeveria, duke vendosur si kusht përshtatjen e tij sipas NATO-s, ka bërë që hartuesit e tij të mos jenë ende të gatshëm të japin një mendim përfundimtar. Për pasojë, çështja për pensionet e ushtarakëve jo vetëm që ka mbetur pezull, por do të shtyhet edhe në kohë. Mësohet se ministritë e linjës, pas marrjes sërish në shqyrtim të këtij drafti, janë duke zhvilluar diskutime për praktikat e ndjekura nga vendet që kanë pasur eksperienca të përafërta me Shqipërinë. Por, megjithëse ekspertët kanë nisur sërish punën për plotësimin e këtij drafti, ata ende nuk kanë nxjerrë një konkluzion mbi bazën ligjore të eksperiencave në vende të tjera. Për këtë arsye, ekspertët që po merren me rishikimin e draftit të hartuar nuk kanë përcaktuar ende se cilat pika do të rishqyrtohen dhe çfarë ndryshimesh të tjera do të pësojë ky projektligj. Hartimi i projektligjit të ri, sipas standardeve ndërkombëtare, pritet të gjejë mbështetjen e ushtarakëve, të cilët kanë deklaruar se do të ridalin në protesta për të kërkuar pensionin e tyre, ashtu siç e kërkojnë këto standarde.
Kërkesa
Trajtimi financiar sipas standardeve ndërkombëtare ka qenë kërkesa e vazhdueshme e ushtarakëve për pensionet e tyre. Madje, për realizimin e saj, drejtuesit e Shoqatës së Ushtarakëve në Lirim dhe Rezervë kanë vënë në dijeni edhe strukturat drejtuese të NATO-s. I vetmi vend që nuk duhet të merret për krahasim nga grupi i punës për pensionet, sipas ushtarakëve, është Rumania, sepse ky shtet i ka pensionet unike dhe jo të diferencuara sipas kategorive. Sipas variantit të ri për trajtimin financiar të ushtarakëve, tendenca për pensionet e tyre, përfshirë në statusin e ushtarakut, bazohet në standardet e NATO-s. Po ashtu, pas ndryshimit që do të pësojë ligji, ushtria do të jetë e vogël në numër, e trajnuar mirë, e lëvizshme dhe vitale. Majori, nënkoloneli, koloneli, me daljen në reformë duhet të paguhen sipas kontributit të dhënë. Në ligjin e ndryshuar ushtarakët do të paguhen sipas karrierës që kanë pasur. Ushtarakët e Forcave të Armatosura, kur të dalin në reformë apo në pension, do të marrin atë kontribut që u takon për kohën që kanë shërbyer në ushtri dhe do të integrohen më mirë në jetën civile. Reforma në fushën e ushtrisë do të ndihmojë në përgatitjen e ushtrisë sipas standardeve për t’u anëtarësuar në NATO.
Fondi për pensionet suplementare
Në buxhetin e shtetit është përcaktuar që fondi për pensionet suplementare që do të përfitojnë ushtarakët e liruar nga detyra vitet e mëparshme të jetë 13 milionë lekë. Ekspertët sqarojnë se zbatimi e këtij fondi do të jetë nën efektin e ndryshimeve që po bëhen në ligjin aktual të llogaritjes së pensioneve për këtë kategori. Kjo do të thotë se ky fond mund të pësojë ndryshime të vazhdueshme dhe në bazë të ecurisë së diskutimeve dhe pikave që do të jenë pjesë e draftit përfundimtar. Sipas projektligjit të ri, rreth 8500 ushtarakëve do t’u rillogaritet pensioni që përfitojnë. Ndërsa 3200 të tjerë do të vazhdojnë të kenë nivelin aktual të pensioneve.
Ndryshimet sipas NATO-s
Tendenca për pensionet e ushtarakut, përfshirë në Statusin e Ushtarakut, bazohet në standardet e NATO-s
Ushtria të jetë e vogël në numër, e trajnuar mirë, e lëvizshme dhe vitale
Majori, nënkoloneli, koloneli, me daljen në reformë duhet të paguhen sipas kontributit të dhënë
Ushtarakët duhet të paguhen sipas karrierës që kanë pasur
Ushtarakët e Forcave të Armatosura, kur të dalin në reformë apo në pension, do të marrin atë kontribut që u takon për kohën që kanë shërbyer në ushtri dhe do të integrohen më mirë në jetën civile
Ish-ushtarakët, pesë gabimet e qeverisë me pensionet
Gabimi i parë nis me moszbatimin e Nenit 6 të Ligjit 8521, datë 30.07.1999 (neni 11 i ndryshuar i Ligjit 8087, datë 13.03.1996). Në të thuhet se ushtarakët e shërbimit aktiv të përhershëm që kanë dalë në rezervë apo lirim pas datës 03.07.1991 deri në plotësimin e kushteve për pension pleqërie sipas Ligjit Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi kur plotësojnë vjetërsinë e shërbimit si ushtarak në masën 12 vjet për gratë dhe 15 vjet për burrat dhe të kenë mbushur moshën: gratë 42 vjeç dhe burrat 47 vjeç. Masa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi do të jetë 50 për qind të pagës referuese mbi të cilën është derdhur kontributi dhe për çdo vit të vjetërsisë së shërbimit mbi përcaktimin e mësipërm, masa e pensionit shtohet me 2 për qind të pagës referuese, por jo më shumë se masa e pensionit maksimal të pleqërisë në shkallë vendi.
Gabimi i dytë lidhet me mosrespektimin e shfuqizimit që i bën Neni 49 i Statusit të Ushtarakut shprehjes “por jo më shumë se masa e pensionit maksimal të pleqërisë në shkallë vendi”.
Gabimi i tretë i referohet trajtimit të ushtarakëve me pension të parakohshëm dhe pension suplementar me ligj të shfuqizuar, Ligjin Nr. 8087, datë 13.03.1996, të ndryshuar.
Gabimi i katërt është shpërfillja totale e rillogaritjes së pensionit të parakohshëm sipas Nenit 4 të Ligjit 9481, datë 16.02.2006, që ndryshon Nenin 27 të Ligjit 9418, datë 20.05.2005. Aty thuhet se përfitimet suplementare që jepen sipas neneve të këtij ligji rillogariten sa herë që ndryshon dhe në masën që ndryshon paga referuese me të cilën është bërë llogaritja e këtyre përfitimeve. Në kundërshtim të hapur me këtë përcaktim ligjor rillogaritja e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi është bërë dhe bëhet në përqindjen e rritjes së masës së pensionit të pleqërisë.
Gabimi i pestë i përket mostrajtimit me pension suplementar të ushtarakëve të dalë në pension të plotë pleqërie para 3 korrikut 1991. Pavarësisht se në Nenin 29 me përcaktimin e vetë dhe specifikon të drejtën që u ka lindur nga Neni 36 i Ligjit Nr. 9210, datë 23.3.2004 “Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, gjithçka ka mbetur vetëm akt i shkruar në letër. Katër vjet pas lindjes e përfitimit të kësaj të drejte, ata ende nuk janë trajtuar.
2 Mars 2009