E Shtunë, 31 Tetor 2026

AMC dhuron pajisje kompjuterike për shkollat e Vorës dhe Marikajt



AMC ka përmbyllur fazën e dytë të ndihmës së ofruar për shkollat e dëmtuara nga shpërthimi që ndodhi rreth një vit më parë në Gërdec. AMC ndihmoi për ngritjen e bibliotekave në shkollat e Vorës dhe Marikajt. Faza e parë e ndihmës së ofruar kishte të bënte me kalimin e emergjencës dhe kthimin sa më të shpejtë të nxënësve nëpër shkolla. Shkolla e Vorës dhe ajo e Marikajt u rikonstruktuan me ndihmën e AMC-së në një kohë mjaft të shkurtër. Pas rikonstruksionit, Stefanos Oktapodas, drejtor i Përgjithshëm i AMC-së, zhvilloi një vizitë në këto dy institucione arsimore për të parë situatën nga afër dhe u premtoi nxënësve dhe drejtuesve të këtyre shkollave ngritjen e bibliotekave. Ky premtim u materializua me ngritjen e bibliotekave brenda ambienteve të shkollave si dhe me dhurimin 500 librave. Librat janë përzgjedhur nga lista e miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për ciklin 9-vjeçar. Kontributi i AMC-së për këto dy shkolla tashmë ka kaluar nga stadi i emergjencës në atë të përmirësimit të cilësisë së edukimit. Kontributi i AMC-së për bibliotekat e shkollave të Marikajt dhe Vorës është vlerësuar edhe nga nxënësit dhe stafi arsimor i këtyre shkollave. AMC-ja ka mbështetur gjithashtu një numër të konsiderueshëm institucionesh, duke i pajisur me pajisje kompjuterike. AMC-ja u ka dhuruar kompjutera dhe pajisje të tjera disa qendrave spitalore, zyrave të punësimit, komisariate policie, Komandës së Forcave Ajrore, Shoqatës Shqiptare të të Verbërve, etj. AMC-ja ka vlerësuar me përparësi nevojën e këtyre institucioneve për pajisje, kryesisht informatike, me besimin se kontributi i saj në këtë drejtim do të ndihmojë institucionet të përmbushin më mirë detyrat e tyre.

Ndihmë 24.5 miliardë dollarë për Bankat e Europës Qendrore e Lindore

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Europiane e Investimeve dhe Banka Botërore zotohen të japin një paketë ndihme prej 24.5 miliardë eurosh për Bankat e Europës Qendrore dhe Lindore, në mënyrë që ato të kalojnë pasojat e rënda të krizës ekonomike. Vendet ku veprojnë këto banka po kalojnë vështirësi të mëdha nga recesioni ekonomik. Fondet do t'i vijnë në ndihmë biznesit të vogël. Letonia dhe Hungaria janë dy vendet që e kanë ndier më shumë krizën ekonomike. Iniciativa e përbashkët dyvjeçare parashikon financim për borxhet dhe stimulim për huamarrjet. Nisma u referohet kryesisht vendeve të Europës Lindore duke marrë parasysh rrethanat makro-ekonomike dhe trysninë e madhe financiare me të cilat ato përballen.

28 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›