E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji i ri per bankat


Kuvendi miratoi me konsensus një ligj, i cili ndalon bankat në Shqipëri, të transferojnë pasuri apo kapitale tek bankat e tyre mëma jashtë vendit, kur ato ndodhen në vështirësi financiare.

"Të gjithë e dimë, rrisku vjen nga jashtë dhe nuk ka përse ne të na dëmtohet pjesë e tregut bankar, vetëm se mund të kenë origjinën e kapitalit, nga një vend që ka probleme në një moment të caktuar", tha ministri i Financave Ridvan Bode.

Edhe pse mori vote unanime, miratimi i ligjit u parapri nga debate te forta ne Kuvend.

"Parlamenti ka nevojë më shumë informacion lidhur me të drejtat që i jepen bordit të Bankës së Shqipëri, për të marrë pronësinë e Bankës, për të vendosur një administrator, pra pak a shumë besoj, që zoti Bode e kujton periudhën e piramidave, kur këtë rol që doni t'ia vini Bankës së Shqipërisë, ndaj bankave private drejt falimentimit, deri dje e kishte 'Deloitte & Touche' me firmat piramidale", tha deputeti socialist Pandeli Majko.

Bode nga ana e tij tha: "Nuk është e mjaftueshme të përmendni kohën e piramidave, zoti ish-kryeministër, për të thënë që sistemi ynë bankar ka probleme. Jo! Lexoni raportin e fundit të Bankës Botërore tre ditë të shkuara, që thotë se sistemi bankar në Shqipëri është më i qëndrueshmi në rajon. Ky sistem ka më pak probleme nga të gjitha bankat e vendeve të tjera të rajonit".

Ekspertët e opozitës shprehen që në fillim votën pro ligjit, por thanë se ai është i vonuar dhe jo i plotë, në kohën kur rreziqet për sistemin bankar janë rritur.

"18.3 përqind e kredive të këqija është problem serioz dhe është afër kalimit në moratorium kredish për shumicën e bankave. Cilësia e kolateralit është e pasigurtë dhe ligji nuk merret dot me paparashikueshmërinë e rriskut", thotë deputeti socialist, Arben Ahmetaj.

Bode sërish u shpreh: "Sistemi që kemi ne është i besueshëm. Qytetarët besojnë edhe pse ju bëni thirrje ditë e natë për dobësim të sistemit dhe për largim të depozitave".

Ligji, parashikon për herë të parë ndërtimin e bankave ura, që në thelb mundësojnë ndarjen e bankave me probleme duke transferuar asetet dhe kapitalet e mira, në një bankë të përkohshme, ndërsa ato me probleme cohen në likujdim.

"Në momente kur një bankë e caktuar dëshmon dobësi në kryerjen e aktivitetit të saj normal ndërhyhet nga Banka e Shqipërisë, sigurohen financime ure, ndërtohet një sistem i bankës urë, sic ndodhi në SHBA, sic po ndodh në vendet e Bashkimit Evropian", tha Bode.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Kredia, Bode fluturon në Abu Dhabi
Qeveria i hapi rrugë dje marrëveshjes së financimit për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan, vepër e konsideruar me rëndësi, pas asaj të Durrës-Kukës. Malaj: Ulja e borxhit, me çdo mënyrë
Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj, ish-ministër i Financave, deklaroi së fundmi se ulja e borxhit publik shqiptar ka rëndësi parësore dhe çfarëdolloj mënyre që të përdoret për ta realizuar këtë, është e pranueshme. Eurobondet shqiptare “fluturojnë” në 11%
Bondet shqiptare të emetuara në euro po shkëmbehen aktualisht në tregun dytësor ndërkombëtar me 11 për qind, ose afro 4 për qind më lirë nga çmimi i tyre i emetimit prej 7.5 përqindësh. Fullani në krye të Bankës së Shqipërisë
Komisioni i Ekonomisë miratoi me votat e maxhorancës dekretin e Presidentit për emerimin e Ardian Fullanit si guvernator të Bankës Qëndrore edhe për një mandat të dytë. Qeveria, borxhlie e keqe
Opozita u shpreh e shqetësuar, se qeveria po rrit detyrimet e pashlyera ndaj biznesit, për shkak të mosrealizimit të të ardhurave në buxhet.


Lajmet kryesore

Karburantet, arrestohen 14 zyrtarë
Raprezalje në Inspektoriatin e Metrologjisë, nën akuzë edhe drejtuesit
Ngrihet Komisioni i Reformës

Fyle: Pranë fundit të ngërcit
Topi dekreton Bujar Leskajn si kryetar të KLSH-së

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›