Low Gjermania ka rritur nivelin

Joachim Low, trajneri i përfaqësueses gjermane të futbollit, mendon se ekipi që ai drejton ka përparuar shumë gjatë vitit të fundit dhe tashmë është “afër nivelit të Spanjës”.
“Është e qartë që kemi rritur nivelin, kemi përparuar në lojë dhe kjo është shumë e rëndësishme nëse duam të mundim ekipe si Spanja. Nëse duam të mundim kampionët duhet të luajmë një futboll më të mirë se ata dhe jo të jemi më agresivë”, tha Low në një intervistë për revistën gjermane ‘Kicker’.
Në lidhje me miqësoren ndaj Hollandës, të cilën gjermanët e fituan me rezultatin 3-0, Low tha: “Ishte kënaqësi e madhe të shikoje se si ekipi i zgjidhte situatat e vështira të lojës.”
Në përfundim, trajneri nënvizoi se nuk e shqetësonte fakti se Gjermania do të shihej si një nga favoritet për fitimin e Euro 2012: “Mendoj se ekipi im mund ta përballojë pa problem presionin.”
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Botërori i klubeve, shorti ndihmon Barcelonën
Për Barcelonën duket se nuk do të jetë e vështirë për të siguruar finalen e Botërorit të klubeve që do të zhvillohet në Japoni në muajin dhjetor. Kontrata e re, De Rossi humb durimin
Cështja e rinovimit të kontratës së De Rossi-t është kthyer në një problem të madh për skuadrën e Romës. Mesfushori italian nuk është i kënaqur me bisedimet që po zhvillohen me drejtuesit e klubit duke e komplikuar gjithnjë e më shumë këtë cështje. Juventus në gjurmët e Hummels
Juventus është ende në kërkim të një mbrojtësi. Për bardhezinjtë po bëhet gjithnjë e më e vështirë për të arritur te Rodolfo dhe për këtë arsye ata po kërkojnë të sjellin në Torino, Mats Hummels nga Borusia e Dortmundit Galliani: Drogba? Nuk flas për merkaton
Adriano Galliani, administratori i deleguar i Milanit, nuk ka pranuar të flasë për mekaton e janarit duke u shprehur se i vetmi futbollist që pret të shohë në fushë me fanellën kuqezi është Gennaro Gattuso. FSHF: Nuk ankohemi tek UEFA për racizmin
Federata Shqiptare e Futbollit ka zgjedhur që të mos ankohet tek UEFA për thirrjet raciste të grupimit të tifozëve “Majmunët”, në miqësoren që Shqipëria barazoi 0-0 me Maqedoninë.
Lajmet kryesore
Karburantet, arrestohen 14 zyrtarë
Raprezalje në Inspektoriatin e Metrologjisë, nën akuzë edhe drejtuesit
Ngrihet Komisioni i Reformës
Fyle: Pranë fundit të ngërcit
Ligji i ri për bankat
Topi dekreton Bujar Leskajn si kryetar të KLSH-së