E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji i ri për sigurimet, Hana: Garanton mbulim të plotë të popullatës

TIRANE - Ligji i ri për sigurimet shëndetësore, i cili hyn në fuqi në mes të vitit të ardhshëm, pritet të garantojë një mbulim të plotë të popullatës nga sigurimet shëndetësore dhe rritje të cilësisë së shpërbimit kundrejt pacientëve.

“Ligji i ri sjell shumë risi, që nga përcaktimi shumë i qartë i kontributeve, të paktave të shërbimit në parësor dhe në spitalor, që nga mbulimi universal me këto paketa i gjithë popullatës.”- u shpreh drjejtoresha e Institutit të Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor, Elvana Hana.

Sipas zonjës Hana, ligji i ri nuk parashikon rritje të detyrimit financiar për sigurimet shëndetësore.

“Ligji i ri e ka rregulluar më qartësisht pjesën e pagesës së kontributeve. Ato i ka lënë në masën që ka qenë 3.4%, por i ka sanksionuar në ligj si të tilla. Po kështu ka bërë bazën e llogaritjes, pra pjesa që kontributi i shtetit do të jetë më i madh në këtë rast, pasi ky përdoret dhe si kalkulim për bazën e kontributit që do të derdhi shteti për shtresat në nevojë.”- u shpreh Hana.

Drejtoresha e ISKSH-së shprehet se ligji i ri për sigurimet parashikon gjithashtu ndryshim edhe në marrëdhëniet me sistemin privat.

“Raporti me privatët do të përcaktohet qartësisht, pasi ajo ka një lloj kostoje paraprake, por kjo do të përcaktohet në VKM-të që ne jemi duke punuar tani. Do të ketë paketa të përcaktuara shumë mirë, për të cilat ne po punojmë dhe deri në 2013-ën do të jenë disa paketa të qarta që do të mbulohen edhe te privati, por kjo ka lidhje dhe me kostot përkatëse.”- deklaroi Hana.

(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Ligji i ri për sigurimet, Hana: Garanton mbulim të plotë të popullatës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›