E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, makina përplas për vdekje shitësin ambulant

Një aksident me pasojë vdekjen e një personidhe plagosjen e 3 të tjerëve ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë Shkollës së Bashkuar ku një automjet tip Fuoristradë ka përplasur një shitës ambulant dhe më pas është përplasur me një pemë.
 

Për pasojë ka gjetur vdekjen 59-vjeçari Gëzim Keçi si dhe janë plagosur 3 të rinjtë Pajtim Shanaj 22 vjeç, Anton Talanishi 19 vjeç dhe Armand Tujani, 17 vjeç.
 

Menjëherë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital ku po marrin edhe ndihmën mjekësore.
 

Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›