E Diel, 1 Nëntor 2026

Sauk, 100 familje një muaj pa ujë

Në pikun e temperaturave të larta, rreth 100 familje në lagjen Sauk i Vjetër në Tiranë kanë mëse një muaj që nuk furnizohen me ujë të pijshëm. Ata ankohen se kanë kontrata të rregullta me ujësjellësin dhe se në libreza rezulton të paguajnë rregullisht, por në çezmat e tyre nuk u shkon uji. Banorët thonë se gjatë fushatës elektorale u ishte premtuar se do të furnizohen 24 orë me ujë pijshëm, por në fakt ka ndodhur ndryshe, pasi u duhet të mbushin ujë nëpër puset e fqinjve. Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellësit sqarojnë se punëtorët janë duke punuar për të rregulluar shpërndarjen e ujit të pijshëm për të gjithë zonën e Saukut. Në fakt, mungesa e ujit të pijshëm në verë është një problem i vjetër për banorët e Saukut, të cilët edhe një vit më parë gjatë kësaj periudhe janë hasur me këtë shqetësim të përditshëm.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›