E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev: Koreja Veriore e gatshme për moratorium atomik

Kremlini thotë se lideri i Koresë Veriore, Kim Jong ill, ka gatishmëri për të disktuar për testet e pezulluara të armatimit atomik dhe për prodhim, nëse ripërtrihen bisedimet gjashtë-palëshe për programin bërthamor të këtij vendi.

Zëdhënësja e Kremlinit, Nataliaj Timakova, tha se gjatë takimit të sotëm, lideri i Koresë Veriore i tha presidentit rus, Dmitri Medvedev, se Pheniani ishte i gatshëm tu kthehet bisedimeve pa kushte.

Bisedimet për çështjen e çarmatimit atomik, ku përfshihen të dy Koretë, Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia dhe Japonia, ishin shkatërruar në vitin 2008.

Medvedevi është takuar sot me liderin e Koresë Veriore në qytetin lindor të Siberisë, Ulan-Ude, dhe më vonë, theksoi se bisedimet ishin “të hapura dhe substanciale”.

Lidri veri-korean, Kim Jong ill, arriti në Rusi të shtunën, me trenin e tij special të blinduar, por orari i udhëtimit të tij, mbahet sekret.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›