E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu fajëson spekuluesit financiar,protesta në Greqi

Papandreu i cili ndodhet në Uashington për takime zyrtare, tha se spekuluesit financiarë në këtë vend janë duke dëmtuar vendin e tij dhe i bëri thirrje qeverisë së Obamës që të marrë masa më të rrepta në lidhje me fondet HEDGE dhe tregtinë e kursit të këmbimit.

Ndërkohë që në Zonën e Euros deficiti maksimal pranohet si 3 %, Greqia ka një deficit prej 12,7%.

Qeveria është duke u përpjekur që ta mbyllë këtë deficit ndërkohë që në vend vazhdojnë të bëhen protesta në lidhje me masat e marra.

Së fundmi në Athinë ka organizuar një miting sindikata komuniste e punës, ajo hodhi pretendimin se masat e rënda që janë marrë kanë për ti sjellë një peshë të rëndë punonjësve, u mbështet nga shumë organizata të gruas që ishin mbledhur në miting me rastin e 8 Marsit, Ditës së Gruas.

Masat e reja të shpallura në Greqi, e kanë pakësuar në përmasa të mëdha mbështetjen e popullit ndaj qeverisë, nesër nën drejtimin e dy sindikatave të mëdha të Greqisë do të organizohet një grevë një ditore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›