E Diel, 1 Nëntor 2026

KSHZ-ja u dha fund zgjedhjeve lokale 2013 në Maqedoni

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni i ka dhënë fund shqyrtimit të ankesave të partive politike për balotazhin e zgjedhjeve lokale të 7 prillit ni.Mbrëmë janë hedhur poshtë të gjitha 252 ankesat e bëra nga partia opozitare maqedonase LSDM, për parregullësi në 15 komuna.

Ndërsa gjatë seancës maratonike gjatë dy ditëve janë refuzuar edhe mbi 100 ankesa të VMRO-DPMNE, 16 ankesa të RDK-së për Gostivarin, 4 të BDI-së për Studençanin si dhe 2 ankesa të PDSH-së për komunat Çair dhe Vrapçishtë.

Komisioni pranoi vetëm dy ankesa të VMRO-DPMNE për Strugën, mirëpo votat e këtyre vendvotimeve nuk ndikojnë në rezultatin e përgjithshëm të kandidatit shqiptarë Zijadin Sela, dhe andaj nuk do të ketë rivotime dhe do të shpallet fitorja e kandidatit Sela, për shkak të diferencës prej 5 mijë votave kundrejt kandidatit maqedonas./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›