E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji për amnistinë, Jahjagës i dorëzohet peticioni për rrëzimin e tij

ligji1-280x200Kosovë- Pas protestave të shumta sot përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë i kanë dorëzuar presidentes Atifete Jahjaga një peticion me firmat e 12.764 qytetarëve, ku kërkohet prej saj që të mos e nënshkruajë ligjin për amnisti dhe që ta kthejë edhe njëherë për shqyrtim dhe ndryshim në Kuvend.

Përveç organizatave jo qeveritare, projektligji është kundërshtuar edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, transmeton KP.

Mbledhja e firmave nisi pak ditë para se projektligji të miratohej në parim nga deputetët kosovarë.

Falë këtij ligji zyrtarët kosovarë do të kenë imunitet ndaj hetimeve për krime lufte, por me dhjetra qytetarë kërkojnë rrëzimin e tij duke thënë se të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit. Me qindra persona kanë protestuar para Kuvendit kundër miratimit të tij, por ai u miratua me shumicë votash.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›