Përplasen dy makina në kryeqytet, plagoset rëndë një person
Tiranë- Si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmë në Tiranë ka mbetur i plagosur një person.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Njazi Meka ku automjeti tip Benz me targë TR 9342 P dhe makina tjetër me targë TR 7073 N janë përplasur me njëra-tjetrën.
Për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi F.Neza, i cili është dërguar në spital dhe mësohet se është në gjendje të rëndë.
Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.