Lirohet nga burgu kritiku i Putini-t, Navalny. Kremlini kritikon vendimin
Rusi- Kremlini ka kritikuar lirimin nga burgu me kusht të Alexei Navalny, deri në pritje të një ankimi, një ditë pasi u dënua me pesë vjet burg për përvetësim.
Gjykata vendosi se mbajtja e tij në paraburgim do t’i heqë atij të drejtën për të dalë në zgjedhjet për kryetar komune në Moskë në muajin shtator.
Mijëra rusë protestuan kundër dënimit të tij të enjten, duke thënë se ai ishte i motivuar politikisht.
Navalny është një kritik i zëshëm i presidentin rus Vladimir Putin.
Të tre gjyqtarët në Gjykatën Rajonale Kirov vendosën që përderisa Navalny nuk kishte shkelur kushtet e tij për lirimin me kusht gjatë gjykimit, ai duhet të lejohet për të pritur vendimin e apelit në shtëpi në Moskë.
Analistët thonë se kjo mund të jetë një përpjekje nga ana e zyrtarëve për të zbutur zemërimin e publikut mbi rastin.
Fajësimi i tij solli reagime kundër të enjten, që çuan në përleshje të dhunshme, teksa mijëra njerëz dolën në rrugë në Moskë, Shën Petersburg-ut dhe qyteteve të tjera në protestat që vazhduan deri vonë në mbrëmje. Raportet thonë se dhjetra persona u ndaluan nga policia.
Dorina Bilbili/IDEA/