Ligji për censusin, Haxhinasto: S’do lejohen manipulime
TIRANË- Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto deklaron se regjistrimi i popullsisë është hartuar në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare dhe tentativa për manipulim është zero. Deklarata e Haxhinastos është bërë pas një takimi me anëtarë të Komitetit Këshillimor të Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve, ku përfaqësuesja e këtij delegacioni Barbara Wilson shprehet se çdo minoritet ka të drejtë të deklarojë kombësinë e tij, i cili sipas saj duhet të jetë korrekt.
“Ligji për censusin është bërë në përputhje të plotë me standardet më të larta ndërkombëtare dhe sigurisht janë të gjithë mekanizmat për të bërë të mundur që të evitohet cdo lloj manipulimi, apo cdo lloj keqraportimi”, - tha Haxhinasto.
“Ky është një census për efekte statistikore. E rëndësishme është që komunitetet minoritare të shprehen lirshëm. Ne kemi dëgjuar për censusin dhe njerëzit aty do kenë mundësi për të deklaruar etninë e tyre. Kjo është një zgjedhje e lirë dhe nëse njerëzit duan ta deklarojnë origjinën e tyre ata duhet ta bëjnë atë korrektësisht, ashtu sic ndjehen”, - tha Barbara Wilson.
Delegacioni i Këshillit të Europës do të qendrojë në vendin tonë deri ditën e enjte, ku do të monitorojë zbatimin e konventës për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve. Gjatë vizitës së tyre në Shqipëri delegacioni i KiE-së do të takohet edhe me kryetarë të minoriteteve në vendin tonë.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Ligji për censusin, Haxhinasto: S’do lejohen manipulime