E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu: S'kam koment për Wikileaks, njerëzit të formojnë mendimin e tyre

TIRANË- Ambasadori amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu, ripërsëriti qëndrimin zyrtar të SHBA për mos prononcimin mbi publikimet më të fundit të Wikileaks, pasi gjërat që kanë dalë prej kabllogrameve janë të dënueshme për vendin e tij.

Këto deklarata ambasadori amerikan i bëri menjëherë pasi mori pjesë në seancën e parë të sezonit të Kuvendit të Shqipërisë.

“Ju e dini qëndrimin tonë zyrtar që të mos komentojmë gjëra që kanë lidhje me Wikileaks. Të gjitha cështjet që kanë dalë janë të dënueshme. Por, ato janë botuar në shumë mënyra dhe njerëzit do të nxjerrin opinionin e tyre. Nga pikëpamja ime njerëzit duhet të formojnë mendimin e tyre dhe nuk ka problem për këtë. Por, ka diçka që kam parë që është raportuar se nuk më ka bërë të ndihem mirë. Kjo ka lidhje me disa përshkrime që i kanë cilësuar njerëzit si spiunë, pra ka njerëz që veprojne dhe mendojmë në këtë mënyrë. Jam shumë i zhgynëjyer se e dija që ditët e sigurimit i kishin lënë pas. Ka njerëz që e kanë khyer kokën pas. Këta nuk do jenë personat që do e shtyjnë para këtë vend. Të gjtihë njerëzit duan që vendi të eci përpara dhe SHBA do jetë për ta mbështetur”, - theksoi ambasadori i SHBA.

Sa i përket situatës në vend Arvizu, ripërsëriti apelin për rritjen e bashkëpunimit midis palëve duke nënvizuar se për këtë si maxhoranca ashtu edhe duhet të përmbushin detyrimet që ju takojnë.

“Është e rëndësishme që palët të shprehin pikëpamjet e tyre. Megjithatë nuk duhet të pretendojmë se nuk ka pasur probleme nga raporti i OSBE ODHIR, por e rëndësishme është se të dy palët kanë kuptuar që të punojnë sëbashku për cështje të rendësishme. Ajo që dua të përmend është ajo që i kam thënë edhe kryeministrit, ndonëse maxhoranca ka më shumë karrige në palament, është e rëndësishme që ato që janë në pushtet të bëjnë kompromise por dhe opozita të bëje punën e saj. Por, duke parë situatën aktuale është e rëndësishme që maxhoranca të japë sa më shumë kompromis”, - theksoi Arvizu.

Duke u ndalur tek rekomandimet OSBE/ODIHR ambasadori amerikan deklaroi se Shqipëria është vend sovran, por nëse ka organizata që mund të ofrojnë ekperizën e tyre kjo është e rëndësishme.

“Le të flasin për rekomandimet e OSBE-ODIHR, besoj se duhet të jemi realist se ka ndasi. Siç tha edhe kryeministri ato duhet të përfshijnë edhe ndërhyrjen e të tjerëve. Ky është vend sovran. Por nëse ka organizata që ofrojnë ekpertizë është e rëndësishme. Mendoj që është e rëndësishme që reformat të nisin dhe të përmbushen, besoj se të gjithë ne e dimë që bëhet fjalë për cështje besimi.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Arvizu: S'kam koment për WIkileaks, njerëzit të formojnë mendimin e tyre

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›