Ligji për flamurin shqiptar në Mal të Zi. Berisha: Simbolet duhen respektuar
TUZ- Kryeministri i vendit Sali Berisha, në vijim të vizitës së tij në Podgoricë, u prit në një takim nga kryetari i Komunës z. Nazif Cungu.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me ligjin e ashtuquajtur për ruajtjen e rendit dhe qetësisë, i sapo miratuar nga parlamennti maqedonas, i cili në një nen kufizon mënyrën e përdorimit të simboleve dhe flamurit, shefi i qeverisë shqiptare u shpreh se cdo vend ka të drejtë të rregullojë me ligj përdorimin e simboleve.
“Me miqtë diskutohet gjithçka me njeri –tjetrin dhe ju garantoj se ne kemi trajtuar të gjitha problemet sëbashku. Mendimi im miqësor është ky; në institucionet publike, çdo vend rregullon me ligj përdorimin e simboleve edhe vendet me te lira në Botë, e kanë rregullin e tyre. Për qytetarët, dua të jem shumë i sinqertë, në mënyrën më miqësore theksoj se, shteti nuk duhet të ketë asnjë lloj preokupimi dhe problemi me çfarë simbolesh preferojnë apo pëlqejnë ata. Individët janë individ, sektori publik është sektor publik dhe unë në Shqipëri, ju garantoj se po të kaloni, një shtëpi e shikoni me një flamur, sepse djali punon në atë vend dhe ka nxjerre fitimet që vjen dhe ndërton shtëpinë dhe një shtëpi tjetër ka një flamur tjetër, por në të gjitha rastet flamujt janë vetëm për të nderuar dhe ne duhet të nderojmë flamujt e njëri-tjetrit, sepse janë simbole të sakrificave të bëra për liri dhe dinjitet kombëtar në çdo vend”,- u shpreh kryeministri Berisha.
Berisha: Ruani identitetin kombëtar!
Gjatë vizitës së tij zyrtare në Mal të Zi, Kryeministri Berisha u ndal pasditen e djeshme në Komunën Urbane të Tuzit. Zyra e shtypit e qeverisë bëri të ditur se Kryeministri Berisha u prit fillimisht nga kryetari i Komunës, Nikola Gegaj dhe më pas, zhvilloi një takim me përfaqësues të Kuvendit të Komunës Urbane të Tuzit.
Kryeministri Berisha i vlerësoi ata për kontributin e jashtëzakonshëm në çështjen shqiptare, në të gjitha kohërat. Gjithashtu, ai u shprehu atyre mbështetje nga ana e Shqipërisë, në çdo përpjekje për të ruajtur dhe zhvilluar identitetin e tyre kombëtar, kulturor, si dhe në çdo përpjekje për një shkollim më të mirë për ta.
Kryeministri Berisha deklaroi se "gjej këtu një qeverisje vendore të zgjedhur nga shqiptarët, e cila, në bashkëpunim me qeverinë qendrore, ndërmerr një seri projektesh zhvillimore, për të cilat ka nevojë jetike malësia. Në një hark të shkurtër kohor, shqiptarët në Mal të Zi kanë bërë përparimin që Mali i Zi ka bërë në hapësirat e lirisë. Ju keni mbështetur pavarësinë e këtij vendi. Pavarësia e Kosovës dhe Malit të Zi e kanë bërë Ballkanin një gadishull të lirë. Jam shumë krenar me rolin që luajtën shqiptarët. Sikundër, u jam shumë mirënjohës autoriteteve të këtij vendi, udhëheqjes së këtij vendi, për mbështetjen dhe vendimet e tyre në mbështetje të çështjes së drejtë të shqiptarëve në Kosovë".
Berisha ftoi shqiptarët në Mal të Zi t’i bashkohen festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë.
“Ky vit duhet të na bashkojë ne në një përpjekje të madhe për të nderuar veprën e paraardhësve tanë, për të nderuar veprën e të gjithë atyre që sakrifikuan dhe u flijuan që ne sot të jemi njerëz të lirë, në nderim të të gjithë atyre që derdhën lumenj djerse për të vazhduar këtë vepër. Ne do ta shfrytëzojmë këtë akt, këtë moment të madh, për një vështrim të fuqishëm drejt të ardhmes, drejt Evropës", tha Berisha.
(ma.ar/el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera AK: Berisha asnjë fjalë për ligjin që mohon flamurin e shqiptarëve, në Mal të Zi