E Diel, 1 Nëntor 2026

Familjarët e 16-vjecares së vrarë në Greqi: Lamtumira e fundit, në Shqipëri

KORCË- 16-vjecarja Kristiana Miçani, e cila u gjet e masakruar një ditë më parë në Lagadha të Selanikut, do të varroset në Shqipëri.

Fakti konfirmohet nga të afërmit e saj në Drenovë të Korcës, sipas të cilëve trupi i viktimës pritet të mbërrijë në këtë zonë nesër ose të hënën, pasi ende janë duke u kryer procedura ligjore nga policia greke, që shërbejnë për hetimin e cështjes.

Mësohet se të afërm të 16-vjecares kanë shkuar sot në Selanik për tërheqjen e trupit. 

Ndërkaq, në banesën e familjes Miçani në Drenovë, janë hapur dyert e mortit, ndërsa familjarë të viktimës janë të shokuar nga ngjarja makabre. 

(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›