E Diel, 1 Nëntor 2026

Islamikët kundra fushatës së edukimit seksual të fokusuar mbi Profetin

MALAJZI- Islamikët kanë vendosur ti thonë stop fushatave për edukimin seksual.

Precendenti ka ndodhur në Malajzi, ku zyrtarë islamikë kanë bastisur takimin e një grupi të grave, ku pjesëmarrëset planifikonin një fushatë të edukimit seksual, të fokusuar në jetën seksuale të Profetit Muhamed.

Zyrtarët e Departamentit për Çështje Islamike në Perak kanë konfiskuar pano dhe flamuj, që Klubi i Grave të Dëgjuara planifikonte t’i shfrytëzonte për fushatë, raporton Europa e Lirë.

“Profeti duhet të jetë një referencë e jona – kjo përfshin aspektet familjare, sikurse edhe jetën tonë seksuale”,-ka thënë presidentja e Klubit, Fauzijah Arifin, në hapje të fushatës pranë Kualla Llampurit.

“Klubi i Grave të Dëgjuara” është formuar në vitin 2011 dhe ka për qëllim “t’i mësojë gratë se si t’i mbajnë burrat e tyre të lumtur”.

“Klubi i Grave të Dëgjuara” kritikohet nga grupet e grave për të drejtat e njeriut pasi kanë deklaruar se “gruaja duhet t’i shërbejë burrit të saj si një prostitutë e klasës së parë” për të mos e humbur.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›