E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji për gjuhën ruse nxitë rrëmujë në Ukrainë

Kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Volodimir Litvin, ofroi dorëheqjen pas miratimit të një ligji që forcon statusin zyrtar të gjuhës ruse në Ukrainë.

Deputetët e partisë shumicë, Partia e Regjioneve, shtynë përpara miratimin e ligjit të martën.

Miratimi i ligjit në fjalë shkaktoi pakënaqësi në mesin e deputetëve dhe protesta në rrugët e Kievit.

Ligji parasheh që gjuha ruse të gëzojë një status të barabartë me atë ukrainase në diskursin ligjor, biznes dhe edukim.

Ligji, megjithatë, duhet të nënshkruhet nga presidenti i Ukrainës, Viktor Janukovic, para se të hyjë në fuqi.

Deputetët e partive në pushtet dhe ata të opozitës në Ukrainë janë grushtuar kur në legjislativin ukrainas u miratua ky ligj.

248 nga 364 deputetët e pranishëm votuan në favor të ligjit, ia cili ia jep gjuhës ruse statusin e njëjtë të përdorimit.

Aktualisht, gjuha ukrainase është e vetmja që lejohet të përdoret në dokumentet ligjore dhe të tatimeve.

Folësit rusë gjenden kryesisht në jug dhe në lindje të Ukrainës dhe në qytete të mëdha, ndërsa folësit e gjuhës ukrainase jetojnë më shumë në veri dhe perëndim sikurse në zonat rurale të vendit.

Menjëherë pas miratimit të ligjit, rreth 1 mijë protestues në Kiev u përleshen me policinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›