E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji per investimet e huaja PS Antikushtetues

Partia Socialiste e vlereson si antikushtetues ligjin per Mbrojtjen e Investimeve te Huaja dhe e cileson ate me synime te qarta klienteliste.

Deputeti socialist Damian Gjiknuri deklaroi se ligji shkel barazine ndersa sipermarresit shqiptare diskriminohen para sipermarresve te huaj.

Ligji sanksionon shpronesim per interes privat dhe jo publik duke i hequr mundesine shtetasit shqiptar per te mbrojtur pronen e tij thote Gjiknuri.

Projekti ka ndare edhe vete biznesin. Unioni i Dhomave te Tregtise dhe Shoqata e Investitoreve te Huaj nuk kane patur verejtje ndersa Konfindustria kerkoi qe te behen ndryshime te ketij projektligji dhe mbrojtja e posatshme e qeverise te ofrohet per te gjitha investimet me vlere mbi 10 milione euro pa u marre parasysh origjina e investitorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›