Ligji per investimet e huaja antikushtetues
09/09/2010Mazhoranca dhe opozita ne Komisionin e Ligjeve e kane degraduar debatin e tyre ne akuza politike gjate diskutimit te projektligjit te Qeverise per disa ndryshime ne ligjin Per investimet e huaja. Debati ka nisur me kundershtite e opozites e cila e cilesoi antikushtetues kete ligj qe sipas saj merr ne mbrojte investitoret e huaj duke lene menjane ata shqiptare. Ju u jepni nje status te vecante investitoreve te huaj ndersa atyre shqiptare jo. Po beni diferencime duke shkelur te drejten e barazise nje e drejte themelore kushtetuese tha socialisti Sajmir Tahiri. Ndersa kryetari i komisionit deputeti i PD-se Ilir Rusmali sqaroi se shqetesimi lidhet me persona te kategorive te ndryshme duke sjelle ne vemendje se ligji ben fjale vetem per investitoret e huaj dhe nuk trajton rastin e investitoreve shqiptare. Pas replikash dhe ilariteteve qe zgjaten rreth nje ore deputetet u perfshine edhe ne replika politike qe kane perbere edhe temen politike te dites ate te koncesioneve nga pushtetaret dhe te ndertimeve pa leje nga kryebashkiaku Rama ne favor te mbeshtetesve te tij. Ne po mundohemi qe lepujve qe hyjne e dalin si te duan nga gemushat tu mbyllen shtigjet joligjore dhe te legjitimojme levizjet e tyre tha Rusmali.