E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zevendessekretarja Migiro pritet nga Topi dhe Topalli

09/09/2010Mbeshtetja e OKB-se

Zevendessekretarja e Pergjithshme e OKB-se Asha-Rose Migiro eshte pritur dje nga drejtuesit me te larte te shtetit shqiptar. Presidenti i Republikes Bamir Topi Kryeministri Sali Berisha dhe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i kane uruar mireseardhjen zonjes Migiro dhe e kane falenderuar per mbeshtetjen e vazhdueshme te OKB-se mbeshtetje kjo jo vetem per vendin tone por edhe lidhur me zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves. Ne e vleresojme te rendesishme perkrahjen e pavaresise se Kosoves dhe domosdoshmerine e njohjes se saj nga vende te tjera si vendimi me i duhur pas mendimit keshillimor te dhene nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise theksoi Presidenti Topi. Ai shprehu besimin se ne nje te ardhme te afert edhe shteti i ri multietnik i Kosoves do te behet anetar i familjes se madhe te OKB-se. Nga ana e saj zevendessekretarja e Pergjithshme e OKB-se Asha-Rose Migiro vleresoi perparimin dhe disa prej arritjeve te vendit tone ne vitet e fundit te cilat e kane shnderruar Shqiperine ne nje model per rajonin per sa u perket permbushjes se disa prej Objektivave te Zhvillimit te Mijevjecarit si dhe pjesemarrjes ne projekte te ndryshme. Zevendessekretarja e Pergjithshme e OKB-se vleresoi rolin thelbesor sipas saj te Parlamentit ne progresin e Shqiperise drejt BE-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›