E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi Xhami te re per myslimanet qe falen rrugeve

10/09/2010Bajrami Presidenti viziton Seline e Bashkesise Myslimane dhe Kryegjyshaten Bektashiane

Presidenti i Republikes Bamir Topi ka perkrahur idene e ndertimit te nje xhamie te re me qellim ushtrimin e besimit te tyre brenda saj dhe jo pergjate trotuareve te rrugeve. Kreu i shtetit i shoqeruar nga Zonja e Pare Teuta Topi vizitoi dje Seline e Bashkesise Myslimane Shqiptare dhe Kryegjyshaten Boterore Bektashiane per te shprehur urimet me te perzemerta per besimtaret me rastin e Fiter Bajramit. Menjehere pas ketij takimi ai beri nje deklarate per mediat mes te cilave u prononcua edhe per kete ceshtje kerkese kjo e deklaruar vite me pare nga funksionaret e ketij institucioni fetar. Do te thosha qe institucionet te gjitha pa perjashtim duhet te bejne te mundur qe feja te predikohet neper institucione. Feja eshte kulture. Eshte sa kulture individuale aq edhe kulture institucionale. Do te deshiroja qe vitet qe vijne te na bejne te shikojme besimtare te cilet sfalen me trotuareve apo rrugeve sepse kur shkojme ne Evrope shkojme me shume elemente. Shkojme sikurse e thashe me besimin individual me besimin institucional por edhe me etiken e predikimit te besimit. Keshtu qe une u bej thirrje te gjitheve pa perjashtim te kontribuojme se bashku qe edhe Komuniteti Mysliman ketu ne Tirane ne nje qytet qe rritet e rritet qe merr permasa te medha te kete edhe ai xhamine e tij institucionin e tij qe te ushtroje te predikoje te falet ta kete kete raport me institucionin brenda institucionit - theksoi kreu i shtetit ne fjalen e tij. Gjithashtu Presidenti Topi permendi harmonine fetare si standardin me te arrire te shqiptareve. Shqiperia cdo dite e me shume i afrohet Evropes dhe po afrohemi me shume elemente te progresit por standardi me i arrire i shqiptareve me te cilin ne jemi krenuar dhe vazhdojme te krenohemi eshte standardi i harmoni se fetare gje qe eshte pranuar edhe nga komuniteti evropian. Nje standard i realizuar nga komunikimet e njerezve te thjeshte te feve te ndryshme te institucioneve fetare - deklaroi numri nje i shtetit. Ai pershendeti te besimtaret myslimane per sakrificen e bere gjate muajit te agjerimit te gjithe ata qe e praktikojne fene myslimane si dhe te gjithe qytetaret shqiptare qe kane respekt per kete dite. Ne Seline e Bashkesise Myslimane Shqiptare Presidenti dhe Zonja se Pare u priten nga kryetari i ketij Komuniteti Haxhi Ing. Selim Muca ndersa ne Kryegjyshaten Boterore Bektashiane ata u priten nga Kryegjyshi Boteror i Bektashinjve Baba Reshat Bardhi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›