Ligji për kontributin e solidaritetit nga prodhuesit e energjisë, Balluku: Me të ardhurat mbështesim paketat sociale

Kuvendi miratoi në seancën maratonë projektligjin “Për krijimin e kontributit të solidaritetit gjatë kohëzgjatjes së periudhës së krizës energjitike”. Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku deklaron se të ardhurat e krijuara nga ky ligj do të depozitohen në një llogari të posaçme të buxhetit të shtetit, që do të përdoret në vijim për të mbështetur paketat sociale për qytetarët dhe bizneset.
“Miratuam ligjin për kontributin e solidaritetit nga prodhuesit e energjisë që kanë gjeneruar të ardhura të jashtëzakonshme, për shkak të çmimeve krejtësisht anormale në tregjet e energjisë, pa pasur kontribut të shtuar në kostot operacionale. Të ardhurat e krijuara nga ky ligj, do të depozitohen në një llogari të posaçme të buxhetit të shtetit, që do të përdoret në vijim për të mbështetur paketat sociale për qytetarët dhe bizneset”, shkruan Balluku në rrjetin social Facebook.
/rtsh.al/