E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ligji për vreshtarinë, Krifca: I jep vlerë produktit shqiptar! Korreshi: Shikoni hallet, po abuzoni me fermerët

Projektligji për vreshtarinë dhe verën ka sjellë debate mes opozitës dhe ministres së Bujqësisë, Frida Krifca në Kuvend. Deputeti demokrat Sajmir Korreshi tha se ky ligj nuk ndihmon fermerët dhe se qeveria duhet të shikojë hallet e vërteta të tyre.

Kjo ka sjellë reagimin e ministres Krifca e cila tha se ajo vetë dhe grupi i punës vjen nga tereni dhe se ky projektligj do i jap vlerë produktit shqiptar. Korreshi ka hedhur akuza edhe për naftën për fermerët, ku tha se ajo po u jepet anëtarëve të PS.

“Fermeri ai që e prodhon sa i kushton çfarë ka ndryshuar në një vit në një vit e gjysmë. Çfarë kosto punëtorie ka? Çfarë bëhet në rastin kur ka rënë breshër. Që ligji të bëhet efecient duhet t’i ndihmojmë. Po ndajnë naftën vetëm anëtarëve të PS-së. Naftën po e shesin pasi një pjesë e mirë e tyre e kanë dhëne me qira tokën. Kjo po ndodh sot. Por çfarë bëhet me fermerin, sa ka vajtur kostoja e një fermeri. Rrushi ka ngelur në arë. Nuk mundën dot as ta vjelin rrushin. Marrin subvencione por e marrin rrushin nga jashtë se kanë më lirë. Tregtarët abuzojnë me fermerët”, tha Korreshi.

Vetë ministrja tha se ky projektligj është hartuar në bazë të problematikave të bujqësisë.

“Ligj që ka katër vite që piqet në zyra që më pas është pasur në një punë të detajuar edhe në komisionin e veprimtarisë prodhuese. Është bërë punë qelibar dhe t’i hidhet baltë sektorit që është promotor i prodhimit është gabim. Funksioni i këtij parlamenti është funksion legjislativ. Unë nuk vij nga zyra, nuk rri në zyrë 24 orë. Unë vij nga terreni, nëse kam që qasje në punën time është të kuptoj çfarë ndodh në terren. I përgjigjem çdo mesazhi të fermerëve, ulem diskutoj me ta. Nuk them që çdo ecën shkëlqyer, sigurisht që ka problematika të një sistemi bujqësor të trashëguar. Kemi një sipërfaqe të prodhimit të ruajtur në mos në rritje, jemi gati 20% më shumë eksporte se vitin e kaluar. Në një vit sfidash fermerët tanë prodhojnë më shumë. Kemi mbështetur 5.1 mld lekë përmes skemës mbështetëse për fermerët. Jemi në një vit kur qeveria i ka dhënë prioritet bujqësisë sepse kemi trashëguar problematika që duam ti ofrojmë zgjidhje”, tha Krifca.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›