E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji për mbetjet, Rama: Tradhti kombëtare

TIRANE- Nderkohe qe ne Kuvend zien debati per ligjin per menaxhimin e mbetjeve, kreu i PS-se, Edi Rama ka reaguar ne rrjetin social Twitter per kete ligj. “Të njëjtin fjalim ka mbajtur edhe kryeministri i Somalisë kur e mori në qafë vendin e vet duke e bërë kosh plehrash”- shkruan Rama, duke iu referuar fjalimit te Berishes ne mbrojtje te ligjit per menaxhimin e mbetjeve e qe parasheh importin e 50 lendeve. Rama e ka quajtur tradhti kombetare votimin e nje ligji te tille, per te cilin nuk kane nevoje shqiptaret. “Të thuash dua plehra nga jashtë është tradhëtia më e madhe kombëtare në kushtet kur vendi ka 1 milionë ton plehra rrugëve…”- shkruan Rama.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›