Rama për fjalimin e Berishës: Si kryeministri i Somalisë kur e mori në qafë vendin e vet duke e bërë kosh plehrash
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama në një kohë kur në Kuvend po diskutohet mbi ligjin e plehrave ka reaguar nëpërmjet rrjetit social “tuiter”. Kreu i opozitës shprehet qeveria tradhton kombin me miratimin e këtij ligji.
Të thuash dua plehra nga jashtë është tradhtia më e madhe kombëtare në kushtet kur vendi ka 1 milion ton plehra rrugëve…, shkruan Rama.
Gjithashtu, kreu i PS-së reagoi edhe për fjalimin e Berishës në Kuvend duke thënë: Të njëjtin fjalim ka mbajtur edhe kryeministri i Somalisë kur e mori në qafë vendin e vet duke e bërë kosh plehrash.