E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juncker: Nuk mund t`i ndihmojmë grekët nëse s`duan

Ndërkohë që vendi ynë fqinj Greqia është përfshirë jo vetëm nga një krizë e rëndë ekonomike por edhe politike, presidenti i Eurozonës, Jean Claude Juncker, deklaroi për mediat gjermane se Evropa pavarësisht dëshirës së mirë për të mbajtur Greqinë në Eurozon nuk mund të ndihmoj një vend që nuk dëshiron të ndihmoj vetveten.

Jam i bindur se duhet bërë gjithçka që asnjë vend i eurozonës të mos dalë nga grupi i 17-shes, mirëpo, nëse këtë duan grekët, dhe unë besoj se do të ishte gabim, nuk mund t`i ndihmojmë jashtë dëshirës së tyre, deklaroi Juncker.

Nuk mund të vazhdojmë të luajmë pafundësisht trenin e tmerrit në çështjen greke. Duhet të dimë se ku po shkojmë dhe grekët duhet të thonë se ku duan t`i drejtojnë gjërat, u shpreh Juncker.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›