Kryeministri: Do forcojmë Auditin e Brendshëm
Në mbledhjen e Komitetit Ndërministror, ku i pranishëm ishte edhe Robert Gielisse, drejtor i Njësisë për Ballkanin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Buxhetit në Komisionin Europian; ministri i Financave, Ridvan Bode, ka deklaruar se implementimi i procesit të Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik në administratën shqiptare është në progres, janë miratuar të gjitha hallkat dhe janë ngritur strukturat. Ministri Bode shtoi se Auditi i Brendshëm në vendin tonë është audit me status të nëpunësit civil. Nga ana e tij, kryeministri Sali Berisha tha se qeveria do të bëjë më të mirën për të konsoliduar më tej Auditin e Brendshëm, si një mjet i rëndësishëm për eficencën dhe transparencën.