Ligji për mbetjet, deputetët e mazhorancës refuzojnë Topin

Sipas procedurës, ligji tashmë do të shkojë sërish në seancë për t’u miratuar nga deputetët, ashtu sikurse edhe ishte në momentin kur u dërguar për dekretim në Presidencë.
Mbledhja e komisionit u shoqërua me debate midis deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës lidhur me nenin 48 dhe 49 për importin e mbetjeve. Në Komision përfaqësuesit e ministrisë së Mjedisit argumentuan se ligji është në përputhje të plotë me direktivat evropiane, si dhe me legjislacionin e vendeve fqinjë. Zv/ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, Taulant Bino, tha se "ligji është në përputhje me direktivat evropiane dhe legjislacionin e vendeve fqinje. Shqipëria e shikon këtë çështje të integruar me Bashkimin Evropian dhe vendet fqinje”.
Deputetët e opozitës kundërshtuan nenin për importin e mbetjeve, duke argumentuar se duhet të jetë prioritet menaxhimi i mbetjeve. Deputeti Besnik Bare tha se situata në vend e mbetjeve është kritike, ndërkohë që Konventa e Bazelit përcakton se përparësi duhet të kenë mbetjet në vend për t’u ricikluar, ndërkohë BE nuk detyron pasjen e nenit 49.
Në përgjigje zv/ministri Bino theksoi se pasja e këtij neni ndihmon industrinë e riciklimit. Aktualisht, sipas tij, kjo industri shfrytëzon vetëm 10-30 % të mbetjeve në vend për riciklim. /Start/
2011-10-31 17:11