E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre në pranga për ushtrim prostitucioni

Në pranga ranë, E.S. 38-vjeç, lindur dhe banuese në Dobraç, Komuna Rrethina Shkodër. D. P., 37-vjeç, lindur në fshatin Kllogjen, Komuna Temal e banuese në lagjen “3 Herojt”, si dhe Sh. M., 62-vjeç, lindur në M. Madhe dhe banuese në lagjen “3 Herojt”, të qytetit Shkodër.

Ndalimi i këtyre shtetaseve u bë në bazë të Urdhër- Ndalimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, pasi të lartpërmendurat kanë konsumuar veprat penale “Ushtrim prostitucioni” dhe “ Shfrytëzim prostitucioni”.

Sa më sipër u kryen të gjitha veprimet e duhura procedurale e hetimore dhe materialet në ngarkim të 3 të ndaluarave iu kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. /Start/
 

                                                                                             2011-11-01 08:47
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›