E Diel, 1 Nëntor 2026

Financat kalojnë tre kandidaturat për Bankën e Shqipërisë

Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave ka shqyrtuar tre kandidatura e ardhura nga Këshilli i Ministrave për anëtarë në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Tre kandidaturat që u prezantuan dhe mbajtën fjalën para anëtarëve të komisionit, ishin guvernatori aktual, Adrian Fullani, Elisabeta Gjoni, drejtuese e AMF dhe eksperti në çështjet ekonomisë  dhe financave, Petraq Milo.

Pas diskutimeve, Komisioni miratoi propozimin e Këshillit të Ministrave për anëtarë në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, si dhe e  kaloi atë për votim në seancë plenare. Në mbledhje tjetër të  komisionit të Ekonomisë do të shqyrtohen kandidaturat e Kuvendit, për në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. /Start/

                                                                                             2011-11-01 08:29
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›