Shkodër, grabitësit i vjedhin 10 mijë euro malazezes

Policia lokale bëri të ditur, se dje në fshatin Vukpalaj, të rrethit Malësi e Madhe, shtetases J. M., 51-vjeç, banuese në Podgoricë, Mali i Zi, e cila po udhëtonte në drejtim të Rinasit, me automjetin e saj tip Toyota, nga persona të paidentifikuar, i janë vjedhur me dhunë shuma prej 10.000 euro si dhe një çantë dore me sende personale.
Me të marrë këtë informacion, nga shërbimet policore u organizua puna dhe në sajë të veprimeve hetimore të kryera u bë e mundur identifikimi dhe kapja e njërit prej autorëve të ngjarjes, shtetasit Ilirjan Riza Bardhi, 20-vjeç, lindur e banues në fshatin Alijaj, Bajzë, si dhe u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e bashkautorit të kësaj ngjarje, gjeneralitet e të cilit për arsye hetimi nuk bëhen të ditura.
Në cilësinë e provës materiale u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i çantës së vjedhur me sendet personale të 51 vjeçares dhe shuma prej 5470 Euro, të cilat i përkisnin të dëmtuarës. Aktualisht po kryhen të gjitha veprimet e duhura hetimore e procedurale dhe po punohet për kapjen e shtetasit te shpallur në kërkim si dhe për gjetjen e shumës së mbetur të eurove të vjedhura. /Start/
2011-11-01 08:37