E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji për presidentin,PS: Duhet edhe për Kuvendin

Për Partine Socialiste debati mes maxhorancës dhe presidentit të republikës për kreun e Gjykatës Kushtetuese është thjesht një debat politik. Sipas sekretarit për çështjet ligjore në PS, Fatmir Xhafa PD në këto muaj vere po merret me shashkën e radhës, duke sulmuar presidentin për të shkëputur vëmendjen nga kriza politike dhe ekonomike në vend.
Ndërkaq duke iu referuar idesë së hartimit të një ligji organik për institucionin e presidencës, Fatmir Xhafa ka pranuar se ky është një propozim i PS-së vite më parë por që maxhoranca nuk ka patur vullnet për ta hartuar. Si kundërpërgjigje për hedhjen e idesë së një ligji për presidentin, Fatmir Xhafa deklaron se edhe jo vetëm institucionit të presidencës i duhet një ligj organik, por edhe parlamenti ka nevojë për një ligj organik.
Në vitin 2008 në kuadër të reformës në drejtësi u lancua ideja e hartimit të një ligji organik për presidentin, ligj i cili ashtu si shumë ligje të tjera pjesë të reformës në drejtësi mbeti në harresë dhe përdoret vetëm si armë politike sa herë që partitë kanë nevojë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›