Vijon greva e metalurgëve në Elbasan
Edhe pas thirrjeve të drejtuesve të kompanisë turke Kurum për ndërprerjen e grevës punonjësit e uzinës së metalurgjikut në Elbasan kanë vijuar edhe sot me grevën. Në ditën e pestë të protestave ata kanë bllokuar sërish sot lëvizjen e mjeteve të kompanisë duke paralizuar totalisht aktivitetin.
Punonjësit e uzinës së metalurgjikut në Elbasan nisën grevën në shenjë proteste ndaj dhunës fizike të ushtruar mbi një punëtor shqiptar. Metalurgët të cilët mbështeten edhe nga sindikatat kërkojnë largimin e drejtuesve aktualë të uzinës të cilët sipas tyre shpeshherë keqtrajtojnë punëtorët shqiptarë.
Ndërkohë ditën e premte drejtues së kompanisë turke Kurum në një deklaratë për shtyp i bëri thirrje metalurgëve që të ndërpresin grevën dhe të rinisin punën pasi sipas tyre kjo grevë është e paligjshme.