E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji per pronat/Njeri nga hartuesi i draftit deputeti Enkelejd Alibeaj thote se programi i mazhorances bie ndesh me moralin e lepujve te Edi Rames

19-09-2010 / Gazeta 55

Mazhoranca sdo lejoje ngritjen e strofullave te korrupsionit socialist

Deputeti i Partise Demokratike Enkelejd Alibeaj ka reaguar dje lidhur me debatet e fundit per ligjin e pronave te miratuar ne Kuvend pas kthimit te dekretit nga Presidenti. Hartuesi i ketij ligji deputeti Alibeaj u shpreh gjate nje konference per shtyp se braktisja e kuvendit nga ligjvenesit socialiste ne momentin kur do votohej ligji tregon moralin e ulet te Edi Rames dhe lepujve te tij.
Kuvendi i Shqiperise votoi ne seancen e kaluar dy nisma te rendesishme mbi te drejten e prones ligjin per mbrojtjen e prones se ndershme te shqiptareve dhe ligjin per mbrojtjen e investitoreve. Lepujt e Partise Socialiste u urdheruan jo vetem te deformojne thelbin e nismave parlamentare nepermjet diskutimesh patetike dhe urryese ndaj prones se shqiptareve dhe investitoreve te huaj dhe pas 10 ore diskutimesh braktisen votimin. Arsyeja eshte fare e thjeshte qellimi i dy nismave dhe programi i mazhorances bie ndesh me moralin aktual te lepujve socialiste. Morali i Edi Rames eshte bashkepunimi i ngushte me Tan Leprin per gjetjen e pronareve me dokumente te falsifikuara dhe per kryerjen me ta te transaksioneve tashme te njohura me 20 per qindeshe u shpreh deputeti Enkelejd Alibeaj.
Sipas tij socialistet kundershtuan edhe ligjin per mbrojtjen e investitoreve nje tjeter draft ky i miratuar seancen e fundit te Kuvendit. Alibeaj tha se tendencat e Rames dhe Tan Leprit jane te detyrojne investitoret te paguajne gjoben e majme ose ne te kundert te ti bejne balle rrezikut te cenimit te biznesit.
Edi Rama nepermjet Tan Leprit jane te vendosur te shtrengojne deri ne nevoje ekstreme investitoret te paguajne 100 milione euro per te mbrojtur pasurine nga demtimi i rende dhe rreziku qe ata i kanosen atyre. Kjo mazhorance eshte votuar nga shqiptaret qe te mos lejoje kurre me ngritjen e strofkullave 35 kateshe te lepujve socialiste deklaroi me tej Alibeaj.
Kuvendi miratoi me votat e mazhorances seancen e se enjtes dy ligje te rendesishme. Drafti ligjor mbi te drejten e prones eshte konsideruar si nisma me e rendesishme e ndermarre nder vite per te vene ne vend drejtesine porsa i takon kthimit te pronave.
Me ane te ketij ligji perfitojne pronaret e ligjshem pronat e tyre ndersa ndeshkohen ligjerisht abuzuesit dhe perfituesit e padrejte per favorizuar keta te fundit permes fenomeneve si ryshfeti dhe korrupsioni. E njejta gje vlen te theksohet edhe per ligjin e investimeve te huaja.
Klima favorizuese ne Shqiperi per zhvillimin e investimeve te huaja dhe te biznesit ne teresi i ka dhene nje shtyse mazhorances per te percaktuar nje kuader ligjor qe i mbron investitoret e huaj nga pronaret e paligjshem dhe gjobat nisur nga standardi i vene ne bashkine e Tiranes nga Edi Rama.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›