Suksesi i pasaktesise
Tekstet arbitruese te rendesishme te perfshiret ne to domosdoshmerisht ne Ballkan pergjithesisht i lexojne si te thena ne mbeshtetje te vetem nje pale. Kjo vec te tjerave vjen edhe nga qe ato tingellojne si te pasakta. Ne politiken shqiptare dicka e tille rastis shpesh aq rendome perseritet sa me to mund te sajohet statistike. Por ne cdo vend te gadishullit tone qe thuajse eshte njesoj nje shembull i vecante me gjeresi nderkombetare sac eshte teresia e shteteve te rruzullit qe leximi i rezolutes serbe miratuar nga Asambleja e Pergjithshme e Organizates se Kombeve te Bashkuara. Sic dihet trysnia e disafishte e drejtperdrejte dhe e shkoqur e SHBA Bashkimit Europian dhe Anglise si shtet e detyruan Serbine te terhiqte projektrezoluten dhe ne Asamblene e Pergjithshme te paraqitej nje tjeter. Pas miratimit me konsensus te saj u shqiptuan pergezime ndaj Serbise me perjashtim te Rusise dhe sic rrodhen ngjarjet ajo qe ndodhi edhe ne Beogrd u vetecilesua maturi politike domethenese. Figura te rendesishme ne Kosove e vleresuan zhvillimin si terheqje te detyruar te Serbise dhe terthorazi edhe pranim te pavaresise se Kosoves sepse bisedimet Kosove - Serbi do te jene mes dy shtetesh fqinje e sovrane.
Kjo ngjarje ne Shqiperi u kalua si nje puhize me perjashtim te disa kritikave ne media qe kete sjellje e qortuan si gabim duke mos shprehur qendrim te theksuar dhe lene ndodhine te palosej diteve kalendarike si harrese nga pakujdesia e qellimshme. Por kujdesi i Shqiperise ishte mencuri. Perfundimi i asaj rezolute ashtu nuk erdhi as nga mundja e Beogradit as nga fitorja e Prishtines as nga protagonizmi i Tiranes domethene nuk ishin te gjithe te sukseshem edhe SHBA edhe BE edhe Serbia edhe Kosova edhe Shqiperia. Nga fqinjesia e mire e pritshme mes Kosoves dhe Serbise perfiton i gjithe rajoni por miratimi i asaj rezolute ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara qe vetem sukses i SHBA dhe BE. Dhe si u arrit suksesi Ka disa gjera te padukshme qartesisht pas dy shfaqjeve te njohura plotesisht - fuqise politike e diplomatike te SHBA dhe BE. Serbia e pranoi terheqjen dhe ndryshimet ne projektrezolute duke e shoqeruar me deklaraten tip se nuk e njeh pavaresine e Kosoves. Por i padukshem mbetet nenteksti i pashenuar askund se Serbia afrohet te bisedoje e barabarte me nje shtet dhe jo me kolonine.
E dukshme eshte deklarata e Bashkimt Europian qe Serbise nuk i eshte premtuar asgje per terheqjen qe beri por i padukshem mbetet nxitimi i berjes se Serbise kandidat i Bashkimit Europian dhe pershpejtimi per anetaresimin e saj duke i kapercyer fazat qe shtete te tjere nuk munden ashtu. Data qe thone presidenti Tadic dhe kryeministri Cvetkovic te jene deshira kujtesa trysni per premtime te papublikuara
E dukshme eshte deklarata euroatlantike qe Kosoves nuk i vihen ne pikepyetje statusi territori dhe rishikimi i pakos Ahtisari por e padukshme mbetet pjesa tjeter e sakrifikimit dhe cfare konkretisht e sa u duhet shqiptareve te leshojne ende
E dukshme eshte qe Kosova viktime lihet prapa Serbise vrasese - si per heqjen e vizave ndoshta dhe per anetaresim ne BE sa krijohet droja qe Serbia mund te anetaresohet shpejt ne BE e cila pastaj me voten e vet nuk do te lere Kosoven te hipi ne trenin e Brukselit. Dhe mbetet pyetja a do te kete nje kusht te minutit te fundit Serbi pa njohur Kosoven ska BE Pikepamja se Serbia do te zbutet gjate bashkejeteses ne oborrin e BE eshte iluzion e druaj se mbetet iluzion i madh. Prandaj drejt Brukselit Serbia e Kosova duhet te udhetojne njekohesisht te pranohen njekohesisht te shperblehen njekohesisht qe te mos mund te pengojne njeri-tjetrin duke qene te barabarte ne BE.
Gjithe domethenia e rezolutes eshte futja e te dy shteteve ne bisedime per ceshtje te interesit te ndersjelle. 27 vende te Bashkimit Europian perfshire edhe ato qe nuk e kane njohur pavaresine e Kosoves - Greqia Spanja Rumania Sllovakia dhe Qipro me kete rezolute shohin vete afrim mes dy shteteve. Si u be e mundur kjo Me bukur nga te gjithe e ka percaktuar Daniel Hamilton drejtor ekzekutiv i Qendres per Marredhenie Transatlantike prane universitetit John Hopkins duke thene qe Pasaktesia lidhur me kete ka mundesuar arritjen e kompromisit. Kjo e tera quhet shkathtesia e diplomacise - askush nuk duhet pajteter te pranoje rezultatin perfundimtar por pranon bisedimet dhe perpjekjet e reja. Kjo do te thote qe Serbia nuk ka lejuar te nekupohet se ajo e njeh pavaresine e Kosoves - e per ta qartesuar kete nxitoi te deklaronte si deri me tani qe kurre nuk do ta njohe pavaresine e saj. Edhe Kosova nepermjet mbeshtetesve te vet euroatlantike nuk lejoi qe te nenkuptohet se ne bisedime do te diskutohet statusi dhe territori - cka do te thote qe do te bisedohet pertej te dy pozicioneve te panegociueshme.
Ne shkencat e sakta pasaktesia con ne deshtim. Mossuksesi behet pikenisje per prova te tjera. Kurse suksesi i pasaktesi ne politike provon te jete atribut i diplomacise se fuqishme me qitje te larget. Leximet sipas midese i pasaktesise politikat e pafuqishme per zoterim pushteti te perkohshem ne vise te vogla te parendesishme i lehteson te hedhin hapa perafrues.
Suksesi i perket SHBA dhe BE. Te tjereve mburrjet ngushelluese.
Shqiperia veproi sakte.