E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligjvenesi Dana Rohrabacher Ne nje vend demokratik qeveria e zgjedhur duhet te mbaroje mandatin

Ligjvenesi republikan nga Kalifornia anetar i Komisionit per Marredheniet me Jashte te Dhomes se Perfaqesuesve Dana Rohrabacher thote ne nje interviste per Zerin e Amerikes se ne nje vend demokratik ne se zgjedhjet kane mbaruar qeveria e zgjedhur duhet lejuar te mbaroje mandatin. Ne zgjedhjet e ardhshme thote ai nese korrupsioni eshte i larte dhe nese me te vertete zgjedhjet jane vjedhur ato mund te rimerren perseri.  Duke folur per Kosoven ligjvenesi republikan thote se Serbia duhet te mesohet me realitetin se pavaresia e Kosoves eshte e pakthyeshme dhe ai rekomandon qe te dyja keto vende te shqyrtonin mundesine si pjese e nje plani gjithperfshires te krijimit ne Ballkan te nje komonuellthi shtetesh ku secili shtet te kishte sovranitetin e tij.

Zeri i Amerikes Shtetet e Bashkuara kane qene shume te angazhuara kohet e fundit permes Departamentit te Shtetit per zhvillimet politike ne Shqiperi ne perpjekje per te qetesuar situaten e acaruar nga mosmarreveshjet e thella mes Partise Demokratike ne pushtet dhe Partise Socialiste te opozites. Si anetar i Komisionit per Marredheniet me Jashte te Dhomes se Perfaqesuesve te Kongresit si i shikoni zhvillimet e fundit ne Shqiperi

Dana Rohrabacher Gjeja me e rendesishme qe duhet kuptuar eshte se protestat qe po shohim ne Tunizi ne Egjipt dhe ne vende te tjera ku njerezit kerkojne reforma demokratike dhe kane dale ne rruge nuk kane gje te perbashket me Shqiperine. Ne Shqiperi u zhvilluan zgjedhje te drejta.  Ka nje parti ne pushtet qe u zgjodh ne qershor te 2009 mandati i se ciles eshte deri me 2013. Pra vendi ka nje qeveri te zgjedhur. Ata qe kane mosmarreveshje me te ose qe nuk jane dakord me ato qe ajo ben nuk jane te justifikuar te dalin ne rruge per te sjelle pengesa dhe ta krahasojne veten me njerezit qe po protestojne kunder qeverive autoritare qe nuk jane te zgjedhura. Qe populli i Shqiperise te respektohet nga Bashkimi Evropian dhe te tjeret duhet ta mesoje se qeveria e zgjedhur duhet respektuar. Ketu ne Amerike tani per shembull ne republikanet nuk po dalim ne rruge per te larguar Obamen. Jo kjo nuk ndodh. Ne po pergatitemi per zgjedhjet e ardhshme. shte e drejte te dalesh ne rruge per te kerkuar zgjedhje te lira e te drejta por nuk eshte e drejte te kerkosh qe qeveria ta nderprese mandatin e saj. Ajo qe po ndodh ne Shqiperi per mua eshte nje papjekuri politike vecanerisht e opozites se fundit e cila refuzon te njohe dhe kerkon te permbyse rezultatin e zgjedhjeve te fundit. Ndoshta eshte e justifikuar nuk e di kur flasim per korrupsionin. Ne e dime se ka korrupsion ne qeverine e tanishme. Por korrupsion ka patur edhe ne qeverite e kaluara. Por kur zgjedh nje qeveri ajo duhet lejuar te mbaroje mandatin dhe pastaj kur vijne zgjedhjet njerezit duhet te vendosin nese nje qeveri e caktuar duhet apo nuk duhet zgjedhur serish per shkak te korrupsionit.

Zeri i Amerikes Gjendja ne Shqiperi u acarua me tej pas protestes se 21 janarit te opozites qe u shnderrua ne dhune gjate se ciles 4 protestues humben jeten. Te dyja palet po shkembejne akuza me njera-tjetren lidhur me hetimet. A mban pergjegjesi qeveria per vrasjen e 4 personave

Dana Rohrabacher Qeveria mund por edhe mund mos te jete pergjegjese. Ne se ka zyrtare ne nivele te larta qe nxisin policine te perdore taktika brutale nderhyrjeje per te shtypur nje demonstrate atehere qeveria eshte pergjegjese. Por ne se policet nuk jane te trajnuar si duhet ose ne se behet fjale per individe te caktuar sic mund te gjenden ne cdo force policore ne bote qe jane elemente te papergjegjshem atehere qeveria nuk eshte pergjegjese. Keto jane ceshtje qe duhen pare qe duhen hetuar njerezit duhet te deshmojne. Nese ka te dhena qe tregojne se kryeministri mund te kete sugjeruar se protestuesit duhen shtypur me cdo mjet atehere aty mund te flitet per pergjegjesi. Por ne se policia vete ka reaguar me ashper se cduhet kjo ndodh ne cdo vend.

Zeri i Amerikes Ka shume analiste e vezhgues qe flasin per nje sindrome lodhjeje se komuniteti nderkombetar Shtetet e Bashkuara Bashkimi Evropian mund te jene lodhur tashme me politiken ne Shqiperi qe sa here ka probleme kerkohet nderhyrje nga jashte. fare ju vjen ne mendje kur degjoni keto skenare ne Shqiperi qe perseriten here pas here  fare ndikimi kane ato per imazhin e vendit

Dana Rohrabacher Kjo perforcon argumentin tim se ne demokraci zgjedhjet zhvillohen ne kohe te caktuara. Personi qe eshte eshte zgjedhur nuk mund te pengohet menjehere pa i dhene mundesi te zbatoje politikat e tij per vendin. Te shikosh tani gjithe keto protesta gjithe kete aktivitet per te rrezuar nje qeveri te zgjedhur shume kohe para perfundimit te mandatit eshte shume shqetesuese per njerezit qe besojne ne demokraci. Nje situate e tille demton legjitimitetin jo vetem te kryeministrit por te vendit ne teresi. Njerezit ne Shqiperi duhet ta kuptojne se tani qe jane ne nje faze te perparuar te ekzistences se institucioneve demokratike dhe kjo vlen jo vetem per Shqiperine nuk mund te rrezojne nje qeveri te zgjedhur thjesht se nuk jane dakord me te dhe te shpresojne qe pjesa tjeter e vendeve te demokracive perendimore te te konsiderojne nje vend me demokraci te pjekur. Une e kuptoj se perse vecanerisht zyrtaret ne BE do ishin shume te shqetesuar se Shqiperia qe pati zgjedhje demokratike tani po kalon ne periudha paqendrueshmerie.

Zeri i Amerikes Opozita sjell si argument per kerkesen e saj per zgjedhje te parakohshme faktin qe ne vend ka shume korrupsion dhe zgjedhjet e kaluara qe u njohen nga OSBE-ja dhe ODIHR-i u vodhen. A nuk kane ata te drejte ne kerkesen e tyre

Dana Rohrabacher Jo aspak. Ata duhet te pranojne se pas zgjedhjeve pas formimit te qeverise nuk mund te vazhdosh ti terheqesh gjerat zvarre. Ketu ne Amerike ne patem nje pervoje kur presidenti Xhorxh Bush u zgjodh president. Pati parregullsi ne Florida ne u morrem me to ato u bene percaktuese per fituesin e zgjedhjeve presidenti Bush doli fitues dhe ceshtja quhet e mbyllur. Keshtu ndodh ne demokraci. Nuk mund te zvarrisesh gjerat qe te mos kete qeveri per nje kohe te gjate. Asnjehere nuk mund te kete zgjedhje te persosura ku opozita mos te kete dicka per tu ankuar. Duhet bere me e mira e mundshme dhe duhet ecur me tej. Ne zgjedhjet e ardhshme nese korrupsioni eshte i larte dhe nese me te vertete zgjedhjet jane vjedhur ato mund te rimerren perseri.

Zeri i Amerikes Le te ndryshojme teme dhe te flasim per Kosoven. Kosova sapo festoi tre vjetorin e pavaresise. Qeveria e re e dale nga zgjedhjet e parakohshme do te ndeshet menjehere me dy ceshtje me raportin e perfaqesuesit te Keshillit te Evropes Dick Marti dhe me bisedimet me Serbine. Le te ndalemi fillimisht tek raporti i Dick Martit.

Dana Rohrabacher Nuk e kam lexuar gjithe raportin por jam ne dijeni te analizave mbi te. Ideja se ka patur heqje organesh per trafikim dhe fakti qe nuk ka dale ndonje person te deshmoje se ka pare nje gje te tille te le te kuptosh se kemi te bejme me akuza te pabazuara per nje akt nga me te shemtuarit qe mund te mendohet. Po te kishte patur heqje organesh vrasje njerezish per tu marre organet besoj do te kishim degjuar per nje gje te tille prej kohe. Une kam qene i angazhuar intensivisht ne kete rajon per nje dekade dhe kurre nuk kam degjuar nje akuze te tille. As edhe kur forcat serbe masakruan kaq shume njerez sidomos ne Bosnje. Po te kishte ndodhur kam pershtypjen qe do te kishim degjuar per gjera te tilla. Nje akuze e tille duhet pare me doze te madhe skepticizmi.  

Zeri i Amerikes eshtje tjeter eshte ajo e negociatave me Serbine. Qeveria e re e Kosoves pritet te angazhohet ne to. Serbia pritet te sjelle ne tryeze ceshtjen e statusit. A duhet diskutuar ajo

Dana Rohrabacher Mendoj se duhen bere perpjekje nga qeveria e Kosoves dhe e Serbise per te normalizuar marredheniet mes tyre. Ato duhet te gjejne nje formule sipas se ciles popujt e te dy vendeve te bien dakord dhe te shohin me pas drejt se ardhmes. Per momentin zhvillimi ekonomik ka ngecur.

Zeri i Amerikes fare nenkuptoni kur thoni qe te dyja palet duhet te negociojne Kosova eshte nje vend i pavarur Serbia kerkon ta rihape perseri ceshtjen e statusit.

Dana Rohrabacher Mendoj se ato duhet te komunikojne pa patur nevoje te kalojne neper formalitete. Gjate diskutimeve mund te arrihet nje mirekuptim se cili do te jete formati zyrtar i tyre. Shtetet e Bashkuara e kane njohur Kosoven si vend te pavarur. Serbia duhet ta pranoje nje gje te tille. Kosova nuk do te heqe dore nga pavaresia. Shtetet e Bashkuara nuk do te terhiqen ne vendimin e tyre ashtu sic nuk do te terhiqen edhe vendet e tjera qe e kane njohur Kosoven. Sapo u mbush 3 vjetori i njohjes se Kosoves nga Presidenti Bush. As nuk behet fjale per terheqje te ketij vendimi. Kjo nuk ndodh. Serbia duhet ta kuptoje se ky eshte realiteti. Atehere si duhet vepruar qe keto dy njesi keto dy vende serbet dhe kosovaret te kene marredhenie me te mira me perfitime per te dyja palet Kjo ndoshta mund te ule tensionet dhe Bashkimi Evropian mund te pershpejtoje procesin e integrimit te te dyja ketyre vendeve. Une do te rekomandoja qe te dyja keto vende te shqyrtonin mundesine si pjese e nje plani gjithperfshires per idene e krijimit ne Ballkan te nje komonuellthi shtetesh ku secili shtet te kishte sovranitetin e tij. do qeveri qe deshiron mund te hyje ne te. Kosova per shembull do te  kishte parlamentin e vet ushtrine e vet forcen e saj policore sistemin e vet te aresimit por nuk ka aresye perse te mos bashkohet ne nje komonuelth ekonomik me Serbine nga i cili te perfitonin te dy vendet.  Pra ideja e nje komonuellthi vendesh sovrane mund te ishte e pranueshme per Serbine ku te kishte marredhenie me popullin e Kosoves. Keto qendrime duhen shqyrtuar per te gjetur modalitete te reja qe do te respektonin te drejtat e te dy popujve. Dhe kjo eshte e mundshme.

Zeri i Amerikes Ne Kosove ka disa qindra ushtare amerikane ne kuader te KFOR-it. Ju keni kerkuar kthimin e tyre sa me shpejt qe te jete e mundur.  A nuk mendoni se ne kushtet aktuale atje forca e KFOR-it perfshire ushtaret amerikane duhet te qendroje per te ardhmen e afert si garantuese e sigurise

Dana Rohrabacher Ne kemi qene atje per nje kohe te gjate. Ne duhet te percaktojme nje afat se kur do te largohemi. Ndoshta pas nje viti trupat duhet te kthehen. Ne nuk mund te ofrojme perjetesisht si te thuash kete dhurate per stabilitetin. Amerika eshte vete e zhytur ne borxhe. Kete vit kemi nje borxh prej 1 trilione e gjysme me shume se vitin e kaluar. Dhe ne kushte te tilla te japesh nje dhurate qe na kushton 100 milione dollare ne vit nuk mund ta perballojme dot. Ne duhet ti njoftojme vendet ne Ballkan se Shtetet e Bashkuara nuk mund te vazhdojne te jene te pranishme.

Zeri i Amerikes Edhe nje pyetje e fundit si anetar i Komisionit per Marredheniet me Jashte te Dhomes se Perfaqesuesve si e shikoni rolin e Shteteve te Bashkuara ne Ballkan

Dana Rohrabacher Per mua Shtetet e Bashkuara duhet te kene rolin e lehtesuesit per te afruar palet me njera-tjetren qe ato te gjejne kompromise. Ka patur shume kompromise qe u arriten gjate procesit te krijimit te Kosoves. Si vend ne jemi krenare qe nderhyme per te parandaluar vrasjet ne mase qe mund te kishin ndodhur nese Shtetet e Bashkuara nuk do te kishin nderhyre ushtarakisht. Roli yne ne te ardhmen nuk duhet te jete ai i nje arbitri por i nje force pajtuese qe bashkon popujt ne vend qe te themi se ne do te marrim vendimin perfundimtar. Vendimet duhet ti takojne popujve te rajonit. Ne duhet te jemi atje per te nxitur vullnetin e mire kompromisin per te nxitur stabilitetin dhe begatine afatgjate ne rajon. Ne mund ta bejme kete. Ka shume gjera interesante qe mund te behen dhe ne fakt une vete do te jem personalisht i perfshire ne disa nisma per rajonin qe synon gjetjen e urave midis popujve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›