E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA shkurtohen shpenzimet federale

Maxhoranca republikane në dhomën e përfaqësuesve të kongresit amerikan  ka miratuar me një votim të shpejtë në mëngjes planin që parashikon shkurtime drastike të shpenzimeve federale. Projektligji dhomës së përfaqsuesve  kontraston hapur planin financiar të paraqitur nga presidenti Obama e parashikon eliminimin e dhjetëra programeve e zyrave federale e redukltim të buxheteve të agjencive të caktuara deri në maës 40%.

Dhoma e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara ka votuar legjislacionin, me të cilën shkurtohen shpenzimet federale me 61 miliardë dollarë gjatë vitit fiscal 2012 me 235 vota pro dhe 189 kundër. Pas katër ditësh debatesh dhe qindra amandamentesh, përfshirë këtu ato që parandalojnë fondet për implementimin e ligjit për kujdesin shëndetësor republikanët kundërshtuanm disa nga iniciativat më të rëndësishme të presidentit aktual.

Tashmë e gjithë vëmendja është përqendruar në senatin amerikan ku maxhorancënm e kanë demokratët e të cilët do të hartojnë  varianin e tyre të projektligjit mbi fianancat federale. Projektligji mbi buxhetin mbetët një ndër sfidat më serioze për Obamën i cili premton të  ulë niverlin rekord të deficitit amerikan e të nxisë njikohëshit rritjen ekonomike  përmes reduktimesh më pak drastike se ato të propozuara nga dhoma e përfaqsuesve. 

Ndërsa 4 marsi shihet si afati i fundit për arritjen e një kompromisi administrate Obama shpreson në  mbështetjen e senatit amerikan.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›