E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligjvenesi amerikan Eliot Engel pershendet marreveshjen Kosove-Serbi

Ligjvenesi amerikan Eliot Engel anetar me pervoje i nen-komisionit per Evropen dhe Kryetar i Komisionit qe merret me ceshtjet shqiptare ne Dhomen e Perfaqesuesve ne nje deklarate qe beri lidhur me marreveshjen e javes se kaluar mes BE-se Kosoves dhe Serbise thote se e ardhmja e Kosoves Serbise dhe te gjitha vendeve te Ballkanit eshte ne strukturat kyce Euro-Atlantike te NATO-s dhe te Bashkimit Evropian. Kjo do te thote qe vendet e rajonit te ndajne nje te ardhme te perbashket dhe duhet te gjykohen ne baze te standarteve te barabarta te respektit per fqinjet e tyre.

Jam i kenaqur shprehet zoti Engel qe ne baze te kesaj marreveshjeje Kosova do te marre pjese ne negociatat rajonale dhe pershendes Kryeministrin Thaci dhe qeverine e tij per kete vendim te guximshem dhe te veshtire per ta cuar perpara procesin. Kjo marreveshje e shumepritur u arrit vetem pasi Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian garantuan se Serbia nuk do te bllokoje Kosoven qe te kete vendin e saj te duhur ne tryezen e bisedimeve si nje shtet i pavarur. Sekretarja e Shtetit Clinton meriton vleresime te larta per garantimin se te drejtat e Kosoves si nje vend sovran do te jene te sigurta gjate gjithe negociatave dhe se Shtetet e Bashkuara mbeshtesin miqte e tyre ne Ballkan dhe ne gjithe boten.

Por kjo nuk eshte e mjaftueshme shton zoti Engel. Jam ne dijeni te faktit se eshte bere perparim madje e vleresoj studimin e nje marreveshjeje te Stabilizim-Associmit te BE-se per Kosoven. Megjithate jam ende i zhgenjyer qe Bashkimi Evropian ka vepruar shume ngadale per ti dhene Kosoves te njejtat perfitime qe i ka dhene shteteve te tjera edhe nderkohe qe ka te ngjare se do ti ofroje Serbise statusin e vendit kandidat para se ajo te normalizoje marredheniet me Kosoven.

Nga liberalizimi i vizave deri tek marreveshja e Stabilizim-Associmit Bashkimi Evropian duhet te punoje me shume dhe te levize me shpejt ne perpjekjet per te perfshire Kosoven ne strukturat evropiane dhe per tu siguruar se Serbia zbaton marreveshjet qe nenshkruan me Kosoven. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk mund te vazhdojne te bejne nje sy qor kur Serbia injoron marreveshjet e arritura me Kosoven thote ligjvenesi amerikan Engel. Ne duhet ta mbajme Serbine pergjegjese duke mos i dhene Beogradit perfitime te tjera deri sa te permbushe te gjitha kushtet e specifikuara nga BE-ja dhe deri sa te zbatoje marreveshjet qe ka nenshkruar.

Gjate gjithe ketij procesi Shtetet e Bashkuara duhet te mbeshtesin popullin e Kosoves duke kerkuar rruge te tjera per te mbeshtetur shtetin e rij perfshire ketu nepermjet programit te sfidave te mijevjecarit dhe duke i kerkuar BE-se qe ti jape fund praktikes se zvarritjes lidhur me te ardhmen evropiane te Kosoves thekson ne deklaraten e tij zoti Engel.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›