Vrau 2 të rinj shqiptarë, 30 ditë paraburgim policit. Gostivari proteston
GOSTIVAR-Gjykatësi i ka shqiptuar sot masën 30 ditë paraburgim policit Jakim Trifunovski, 36 vjeç, i cili dje vrau dy të rinj shqiptar në Gostivar.
Vrasja ndodhi pas një zënke për një vend parkimi të makinave në lagjen ku jetonin te rinjte. Polici menjëherë është dërguar në paraburgim në burgun e Shutkës.
Policia në versionin e saj të parë njoftoi për vrasjen e dyfishtë, duke nënvizur se polici që nuk ishte në detyrë kishte lënë të vrarë me armen e sherbimit dy të rinjtë në një cast vetëmbrojtje.
Në hetimin e vrasjes është përfshirë edhe Sektori për kontrollin e brendshëm dhe standardeve profesionale. Siç bëhet e ditur, pjesëtari që vrau dy të rinjte është në njësitin policor "Tigrat".
Reagime
Por, pas vrasjes ka patur reagime të shumta, njofton agjencia e lajmeve INA. “Incidenti në Gostivar që përfundoi me vrasje të dyfishtë të dy të rinjve shqiptar nga ana e një polici maqedonas duhet të zgjidhet sipas Ligjeve dhe procedurave juridike”, kështu deklaruan sot ministri i Drejtësisë, Blerim Bexheti dhe ambasadori amerikan në Shkup, Pol Volers.
"Ligji duhet të respektohet nga të gjithë. Nuk e di se çka ka deklaruar zëdhënësi i MPB-së, por MPB dhe sistemi gjyqësor do të vazhdojnë me punën e tyre", deklaroi ministri Bexheti.
Ambasadori amerikan Volers deklaroi se hetimet janë kanë nisur dhe se nuk dihet më shumë se faktet e dala nëpër media. "Ndërkohë, duhet të jemi të qetë dhe të presim rezultatet e hetimeve", deklaroi ambasadori Volers.
"Sundimi i së drejtës duhet të mbizotërojë në këtë moment dhe të ndiqet procedura e rregullt hetimore. Të gjithë duhet të presin që kjo të përfundojë. Ndërkohë, duhet të mbizotërojë qetësia dhe të lejojmë të zbatohet procedura juridike", theksoi Volers, duke shtuar se në këtë mënyrë zbatohet sistemi i drejtësisë dhe funksionin demokracia.
Gostivari proteston
Në Gostivar sot u mbajt sot një protestë nga një grup qytetarësh, shumica prej tyre nxënës të shkollave të mesme, në shenjë shqetësimi për vrasjen e dy të rinjve shqiptar.
Qytetarët në mënyrë të vetëorganizuar kanë protestuar në mënyrë të qetë dhe kanë brohoritur kundër dhunës policore dhe vrasjes së dy të rinjve Besnik Shehapi dhe Imran Mehmedi nga ana e pjestarit të policisë, Jakim Trifunovski.
Sektori i Punëve të Brendshme në Gostivar njoftoi se protesta ka kaluar në një atmosferë të qetë dhe pa incidente. Protesta ka përfunduar para shtëpisë së dy të rinjve të ndjerë.
Ndërkohë, po sot është bërë edhe varrimi i dy të vrarëve, ku morën pjesë mijëra qytetarë nga Gostivari dhe vendbanimet e tjera me shqiptarë në Maqedoni.
Për të enjten është paralajmëruar sërish një protestë paqësore në Gostivar në shenjë revolte dhe indinjate kundër vrasjes së dy të rinjve. Ndërsa, një protestë e njëjtë do të mbahet edhe në Shkup në Sheshin ‘Nëna Tereza’, e organizuar nga Lëvizja kundër brutalitetit policor.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Gostivar, polici maqedonas vret 2 të rinj shqiptarë