BE nis projektin 15 milione euro ne parlamentin shqiptar
Parlamenti shqiptar nisi sot nje projekt 15 milione euro per rritjen e standarteve demokratike ne bashkepunim me parlamentin e Frances dhe ate te Hungarise. Projekti europian po e pergatit Shqiperine si edhe vendet e tjera qe aspirojne te jene kandidate per anetare te BE. Me shume se 90 eksperte nga parlamenti francez hungarez dhe antare te tjere te BE-se do te ndihmojne parlamentin shqiptar qe te forcoje kapacitetet ligjvenese administrative mbikeqyrese transparente financiare sipas ligjeve dhe modeleve me te mira europiane.
Perfaqesuesi i Bashkimit Europian ne Shqiperi ambasadori Ettore Sequi thote se endrra e shqiptareve per tu integruar ne institucionet demokratike perendimore bazohen tek identiteti evropian i tyre. ndrra per Europen qe ne thelb eshte endrra per demokraci drejtesi dhe zhvillim i udhehoqi shqiptaret gjate historise dhe ne protestat e vitit 1990 kunder regjimit komuist ata mbanin fort parrullen se e donin vendin e tyre si e gjithe Europa. Kjo eshte edhe ambicja e partive shqiptare. Kete e tregon edhe numri i madh i studenteve dhe udhetareve shqiptare ne Europe. Vit pas viti ne sondazhe shqiptaret votojne pro anetaresimit ne BE. Kjo mbeshtetje kaq e larte kjo enderr kaq e forte e meriton ti jepet perparesi nga institucionet shqiptare - tha ai.
Ambasadori Sequi tha se deputetet duhet te zgjedhin diskutimet bashkuese dhe jo ato ndarese demokracine europiane dhe jo premtimet e pambajtura. Europianet i ndihmojne por nuk i zevendesojne ata. Parlamenti mbledh perfaqesuesit e Shqiperise qe jane mandatuar per te ndjekur endrrat deshirat dhe aspirata te popullit ku perfshihet edhe anteresimi ne BE. Nga fundi i vitit ata dhane nje shembull shume te mire te mirekuptimit dhe bashkepunimit gje qe duhet te vazhdoje - tha ai.
Kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli tha ne ceremonine ku moren pjese senatore franceze deputetet hungarere dhe diplomate perendimore se ky eshte nje projekt i rendesishem qe vjen ne 100 vjetorin e themelimit te shtetit shqiptar dhe ne rrugen drejt anetaresimit ne BE.
Parlamenti shqiptar eshte perfshire shpesh nga kriza dhe bojkote ndersa shume projekte bashkepunimi jane vene shpesh ne pikepyetje per shkak te acarrimeve politike mes partive pjesemarrese. Parlamenti po perpiqet tani qe te rrite transparencen dhe komunikimin me publikun krahas miratimit te disa ligjeve dhe reformave sipas kritereve europiane.